Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandal! Firma e ndërtimit “Hekla” kapet në krim mjedisor (Video)

Skandal! Firma e ndërtimit “Hekla” kapet në krim mjedisor

Skandali mjedisor i firmës së ndërtimit  “Hekla“ prej disa ditësh po alarmon banorët e Tiranës. Denoncimet mbi hedhjen e inerteve në zona të cilat i ndalon ligji nuk po merren parasysh nga policia. Vetëm gjatë natës së djeshme dhjetra kamionë të firmës së ndërtimit “Hekla” udhëtuan autokolonë të pashqetësuar as nga inspektorët e mjedisit dhe as nga  policia.

 Në mbrëmje  kamionat me inerte kanë dalë nga kantieri i ndërtimit përballë tv Klan në Kinostudio  dhe kanë depozituar inertet e tyre në mënyrë të jashtëligjshme në Fushë- Farkë. Itinerari që ndjekin është lehtësisht i verifikueshëm dhe tashmë edhe i dëshmuar nëpërmjet këtyre videove amatore.

Aty duken qartë kamionët që dalin nga kantieri i ndërtimit të firmës “Hekla” pas rrugës “Xhanfize Keko”, përshkojnë rrugën “Ali Shefqeti”  pranë News 24, e përfundojnë në Fushë- Farkë pranë fshatit Surrel, pikërisht 80 metra pranë restorant “Veranda e Tironës”.

Pikërisht aty zbrazin inertet e tyre, duke përmbytur zonën. Policia Bashkiake dhe policia Rrugore, jo vetëm që nuk ndalon shkarkimin e qindra ton inerteve në zona të mbrojtura dhe të gjelbëruara, por përkundrazi lehtëson krimin mjedisor, duke mos e ndaluar për arsye që i dinë vetëm këta njerëz të veshur me pushtet.

Një krim i tillë mjedisor është i dënueshëm nga kodi penal, por deri tani Komisariati përkatës i policisë nuk ka marrë asnjë masë. Përkundrazi në vend që të mbrojnë  interesin publik, mbrojnë ata që  bëjnë këtë krim mjedisor.  Firma e ndërtimit  “Hekla” shpk me nënkontraktor  ING Construksion, e cila ndërton një kompleks banimi përballë tv Klan në Kinostudio  nuk është e vetmja.

Tashmë periferitë e Tiranës janë të mbushura plot me inerte e dhera, të cilat kanë mbuluar toka bujqësore dhe anët e rrugëve në periferi e sigurisht  fshatrat e Tiranës. Në bazë të kodit penal ligji  nr7895 për menaxhimin e mbetjeve (neni 201/a) ky krim mjedisor dënohet me burg nga 2 deri në 10 vjet.      

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore