Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandal/ Firma e ndërtimit “Hekla” derdh inertet në zonën e Fushë-Farkës në mënyrë të paligjshme. Policia nuk vepron

Skandal/ Firma e ndërtimit “Hekla” derdh inertet në

Nuk kanë të ndalur katastrofat mjedisore në Tiranë. Shiu i këtyre dy ditëve vetëm sa e ka pezulluar përkohësisht hedhjen në mënyrë të paligjshme të inerteve të ndërtimit nga firma “Hekla” shpk me nënkontraktor  ING Construksion, e cila ndërton një kompleks banimi përballë TV Klan në Kinostudio.

Vetëm dy ditë më pare dhjetëra kamionë me  inerte, në mes të ditës, në mes të Tiranës, përpara syrit të policisë dhe inspektorëve të mjedisit; e sigurisht përpara syve të banorëve të zones që nuk kanë ngurruar të denoncojnë, kanë dalë nga ky kantier për të depozituar inertet e tyre në mënyrë të jashtëligjshme në Fushë Farkë.

Videot amatore tregojnë qartë kamionët që dalin nga kantieri i ndërtimit të firmës “Hekla” pas rrugës “Xhanfize Keko”, për në rrugën “Ali Shefqeti’ pranë news 24, e që përfundojnë në Fushë-Farkë pranë fshatit Surrel, 80 metra pranë restorant “Veranda” e Tironës. Është e çuditshme se si këta kamionë nuk ndalohen nga policia, edhe pse identifikohen lehtësisht nga banorët.

Nuk dihet se ku e gjejnë këtë mbrojtje nga strukturat e shtetit këto firma ndërtimi, të cilat në mes të ditës konsumojnë veprën penale të ndotjes së mjedisit dhe shkaktojnë një krim mjedisor.

 ‘Kur të dale dielli do vërshojnë sërish për të ndotur mjedisin edhe kamionët e firmës “Hekla”’, thonë banorët e zonës, për të cilët kjo është një skenë e njohur dhe e përsëritur . 

Shih videon që fakton krimin mjedisor:

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore