Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Simbolika e 8 dhjetorit që paralajmëron krijimin dy PD-ve

Simbolika e 8 dhjetorit që paralajmëron krijimin dy PD-ve

Foltorja e nisur nga Berisha për rrëzimin e Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike është drejt fundit dhe se ajo pritet të konkretizohet me mbajtjen e një Kuvendi të ri.

Ish-kryeministri Sali Berisha në përpjekje për të kamufluar përplasjet e tij me SHBA-të, ku DASH e ka shpallur si person “non-grata”, po synon të kthejë këtë betejë në një luftë me principet e parimet dhe të zbatimit të statutit të PD-së, duke shpallur si primare largimin e Bashës, të njeriut që e mbështeti fuqimisht, i cilësuar prej vitesh si “delfini” i ish-kryeministrit.

Pas Beratit, Berisha zhvilloi një takim në Kavajë, vendin që dikur u zgjodh deputet, një qytet simbol i luftës kundër komunizmit. Nga kjo Foltore e Kavajës, Berisha shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për të rimarrë drejtimin e PD-së, pavarësisht përplasjeve të forta me SHBA-të, administrata e Biden e ka shpallur si person “non-grata”.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, u shpreh ish-Kryeministri.

Me mbylljen e këtyre takimeve, që konkretiziohen me mbledhjen e firmave grupi anti Bashë pritet të thërrasë Kuvendin e PD-së.

Data është paralajmëruar si një simbolikë, pikërisht që ky Kuvend të mbahet më 8 ose dhe 12 dhjetor.

Berisha po synon të përdorë sërish 8 dhjetorin, ditën simbol ku tre dekada më parë nisi lëvizja studentore e dhjetorit në vitin 1990, që njihet si preludi i rrëzimit të diktaturës më të egër komuniste.

Pikërisht kjo simbolikë që u pasua me krijimin e PD-së më 12 dhjetor mund të shërbejë si diçka kontraverse. Në vend të krijimit të një partie të shpresës që solli ndryshimin e sistemit mund të rrezikojë përçarjen e PD-së. Më konkretisht mund të kemi dy PD, një me vulë dhe një pa vulë. Një që drejtohet nga Basha dhe një tjetër nga Berisha, por që në fund gjykata do ta vendosë se kujt do t’i japë drejtën e kësaj vule.

Rreziku i kësaj lëvizjeje të Berishës mund të dëmtojë opozitën, e cila do të jetë e përçarë PD-në, duke na ofruar perceptimin apo imazhin jo vetëm një PD të Berishës dhe një PD të Bashës, por edhe si një linjë pro dhe anti amerikane./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore