Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“S’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin”/ Rama kritikon ashpër Policinë për Ervis Martinajn: U vra apo s’u vra, kush iu ndaloi ta thoni

“S’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin”/ Rama

Kryeministri Edi Rama është duke folur ditën e sotme në prezantimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, kryeministri ka përmendur për herë të parë të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, i cili prej disa javësh është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij, nëse është vrarë apo ka inskenuar ndonjë ngjarje për t’i shpëtuar drejtësisë.

Edhe pse nuk ia përmendi emrin, Rama  kritikoi policinë për Ervis Martinajn, duke thënë se Policia e Shtetit nuk kishte një përgjigje nëse ai është vrarë apo jo.


Historia e tij u shpreh kryeministri është bërë si Big Brother i kronikës së zezë.

“Gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por edhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se me vitet e mëparshme në aspektin statistikore ky vazhdon të jetë viti me vrasjet me të ulët, por kjo nuk e ndryshon faktin se gjithçka që ka ndodhur këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë dhe për të arritur objektivat për Policinë e Shtetit.

Është e papranueshme që me javë të tëra mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran me ekran dhe faqe me faqe janë bërë si Big Brother i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit lloj lloj legjendash me luanë me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar.


Dhe Policia e Shtetit nuk do ta thotë ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri i policisë së shtetit që merr sot detyrën duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund sa më parë, nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut që është vrarë, nëse nuk është vrarë të kapet dhe ti jepet drejtësisë”, u shpreh Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore