Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si u mirëprit nga demokratët përjashtimi i Berishës nga PD, videodeklarata e Bashës u shpërnda masivisht

Si u mirëprit nga demokratët përjashtimi i Berishës nga PD,

Demokratët duket se e kanë mirëpritur vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, një prej themeluesve të kësaj partie, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një vëzhgimi të thjeshtë në faqen zyrtare në Facebook të liderit të PD-së Lulzim Basha, rezulton se deklarata për përjashtimin e Sali Berishës është ndër më të ndjekurat.

Ajo ka marrë me mijëra “like” dhe “komente”, por ajo që bën diferencën është fakti se deklarata për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD u shpërnda masivisht nga demokratët.

Mbi 500 persona kanë ndarë me miqte e tyre fjalimin e Bashës ku informonte largimin e Berishës, ndërsa videot e tjera të kryetarit të PD nuk i kalojnë zakonisht 300 “share”.

"Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Lulzim Basha" u mirëprit edhe nga SHBA, i cili sipas ambasadës "meriton respekt". 

"Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri",thuhet në një reagim të selisë diplomatike. /Gazeta SHQIP

Si u mirëprit nga demokratët përjashtimi i Berishës nga PD,Si u mirëprit nga demokratët përjashtimi i Berishës nga PD,Si u mirëprit nga demokratët përjashtimi i Berishës nga PD,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore