Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si u kërcënua Gjeneral Qirjazi për të firmosur privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Si u kërcënua Gjeneral Qirjazi për të firmosur privatizimin

I lodhur nga oponenca e gjeneralit dhe i trysnuar nga insistimi dhe presionet e forta të Berishës, ministri Gazmend Oketa thërret Vladimir Qirjazin në zyrën e tij në 1 Prill 2009 për një përballje përfundimtare. Ne mund ta dimë përmbajtjen e këtij takimi konfidencial sepse Qirjazi i dërgon një raport me shkrim eprorit të tij të drejtpërdrejtë, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të cilit ai përshkruan se çfarë ka ndodhur.

Takimi me ministrin fillon në prani të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes, Fiqiri Kupe, shefit të kabinetit Bensik Dervishi dhe tre zyrtarëve të tjerë të ministrisë, por siç raporton vetë Qirjazi, debati nxehet dhe në fund ministri i nxjerr të gjithë jashtë dhe qëndrojnë sy me sy me Qirjazin. Dhe këtu janë ato që ata i thanë njëri-tjetrit sipas asaj që gjenerali i referohet komandantit të tij:

''Ministri me kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj''. 

Kur Qirjazi përmend se ''gjenerali i ushtrisë që mund të jetë përsëri dëshmitar në gjyq'' i referohet me sa duket skandalit të Gerdecit të ndodhur pak muaj përpara, kur kupola e ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes u përfshi në hetime për një seri abuzimesh që kanë përfshirë prape edhe njerëz afër familjes Berisha dhe djalin e tij Shklezenin.

Pavarësisht kërcënimit të hapur të marrë nga Ministri Gazmend Oketa, Gjenerali Qirjazi,  nuk dorëzohet. Karriera e tij ushtarake që filloi në 1981 e bën atë një nga oficerët me kurrikula profesionale  më prestigjioze brenda forcave të armatosura shqiptare, me misione të gjata jashtë vendit, oficeri i parë shqiptar i emëruar si vëzhgues i OKB në Gjeorgji, me kurse trajnimi në Shtetet e Bashkuara dhe emëruar në vende të rëndësishme komanduese. Një histori profesionale që së bashku me ndjenjën e tij personale per ligjshmërinë e pengojnë atë të komprometojë veten duke nënshkruar një kontratë që ai e konsideron të paligjshme.

I acaruar nga vonesat, dhe mbi të gjitha i shqetësuar nga zgjedhjet e reja politike të qershorit 2009, të cilat po afrohen së bashku me rrezikun që në rast të disfatës edhe privatizimi miliarder për dhëndrin dhe vajzën e tij t’i shpëtojë nga duart, Sali Berisha ndërhyn personalisht duke i dhënë jetë së bashku me bashkëpunëtorët më të ngushtë një seri abuzimeve të tjera, në konflikt të hapur interesi, që tregojnë panikun dhe zemërimin që kanë filluar ta pushtojnë kreun e qeverisë./ Shqiptarja.com

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore