Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si u ekzekutua me 15 plumba ish-polici Ben Bilali dhe pafajësia e Gjergj Cukalit

Si u ekzekutua me 15 plumba ish-polici Ben Bilali dhe pafajësia e Gjergj

E mërkura e 30 janarit të vitit 2019 shënoi një tjetër ngjarje të rëndë për familjen Bilali në Tiranë. Pas dy djemve të vrarë në vitet 1997 dhe në 2010 u ekzekutua edhe ish-polici Arben Bilali.

Ka qenë ora 14.30 e mesditës, teksa ish-punonjësi i  policisë u ekzekutua me tre plumba, ndërsa zbriti nga makina për të hyrë në shtëpinë e tij në zonën e Selitës në Tiranë. Në vendngjarje policia gjeti 15 gëzhoja. Atentatorët po ndiqnin me makinë dhe pritën derisa ish-polici Bilali, i cili ruhej për shkak të konflikte të hasmërive, të hynte në banesën e tij.

Edhe pse u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Tre kanë qenë autorët e atentatit të cilët të maskuar hapën zjarr.

Por, hetimet hynë në  rrjedhë normale pasi u siguruan disa prova filmike, që mesa duket nuk kanë arritur të përcaktojnë saktësisht autorët e krimit. E vetmja fije tek e cila u lidh prokuroria ishte një shishe uji, për të cilën ADN nxori si autor të dyshuar Gjergj Cukalin.

Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali pesë muaj pas ekzekutimit.

Sipas policisë së Tiranës ai është Gjergj Cukali, një emër mjaft i njohur për policinë kriminale. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi që Cukali ka qëlluar me breshëri automatiku drejt ish-policit Bilali në 30 janar 2019, teksa viktima ka zbritur nga një makinë dhe i është drejtuar derës së shtëpisë në zonën e Selitës. Grupi hetimor ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Bilalit mund të jetë kryer me pagesë.

Hetimet vijuan edhe për shumë muaj të tjerë deri në vendimin për ta lënë të lirë Cukalin nën togfjalëshin e përhershëm “mungesë provash”.

E kësisoj, Cukali doli nga burgu, por hetimet vijuan. Taktikat e mbrojtësve ligjore të njohur si penalistë në Tiranë vijuan procedurat deri këtë të mërkurë, kur edhe prova e vetme që mbante në këmbë akuzën u rrëzua me vendim gjykate.

Si u ekzekutua me 15 plumba ish-polici Ben Bilali dhe pafajësia e Gjergj

Ndaj Cukali, ish-mik me Arben Bilalin nuk është më person nën hetim pas dyshimeve që patën organet e zbulimit dhe hetimit. Në fillim të muajit shkurt Operacioni “Forca e Ligjit”, i njohur edhe si ligji “Anti-KÇK”, i kërkoi të fortit të rrugës “Myslym Shyri” të deklaronte pasurinë.

Por, ngjarja më e bujshme me protagonist Gjergj Cukalin është ajo e pengmarrjes së shtetasit Fatjon Demirlika, në vitin 2004, për një konflikt për 100 mijë euro. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018 pasi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004, akuzë për të cilën qëndroi vetëm pak kohë në burg, sepse Drejtësia shqiptare me shumë probleme mori një vendim pro tij dhe për pasojë sërish doli pa e përfunduar dënimin.

Si u ekzekutua me 15 plumba ish-polici Ben Bilali dhe pafajësia e Gjergj

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore