Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si po e përdor Berisha figurën e Azem Hajdarit, të cilin e përjashtoi nga PD në 1997

Si po e përdor Berisha figurën e Azem Hajdarit, të cilin e

Sa herë që ka pasur ditë të vështira në politikën shqiptare pas vitit 1998, Sali Berisha i është referuar figurës së Azem Hajdarit si burim frymëzimi, jo më shumë për veten sesa për të nxitur masat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike.

Berishën nuk e ka frymëzuar Azemi, se po të ishte e kundërta nuk do të jepte “urdhrin” si President në atë kohë që ta përjashtonte nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në 20 janar të 1997-s. Ndaj, më shumë se burim frymëzimi për të, Azem Hajdari është një mjet që Berisha e ka përdorur për të arritur qëllimin e tij.

Në fjalimin e mbajtur në atë kohë në Parlament pas përjashtimit, Azem Hajdari akuzon grupin parlamentar të Partisë Demokratike se po e përjashtonin me pa të drejtë, se kishte braktisur programin politik e ekonomik të partisë dhe se vetë grupi kishte një problem të madh moral.

Fjalimi i Azem Hajdarit në Parlament në 20 janar 1997 pas përjashtimit nga grupi i PD

"Nuk kam asnjë problem me këtë grup, as me programin e tij, as me idetë e tij bazë, që të më ndajë. Prandaj do t’i kërkoja grupit, të paktën për respekt, që të mblidhej e të më kushtonte një minutë kohë dhe të diskutonte si sugjerimin tuaj, ashtu dhe sugjerimin e kryesisë lidhur me këtë problem.

Mendoj se kjo do të ishte më e mira. Në të kundërt, i uroj atij punë të mbarë dhe unë do të mundohem të kontribuoj, brenda bindjeve të mia dhe programit të PD, gjatë viteve të kësaj legjislature, duke e konsideruar veten gjithmonë anëtar të këtij grupi dhe duke mbrojtur, pa dyshim, interesat e sindikalizmit, të cilat janë oponencë e ndershme për mbrojtjen e interesave sociale dhe jo opozitë, duke ditur të tregoj veten si deputet dhe duke qenë i bindur se këto që kanë ndodhur, janë keqkuptuar nga një grup i caktuar, i cili ka kohë të shpjegojë veten ndoshta dhe brenda grupit, ka kohë të shpjegojë veten ndoshta edhe brenda partisë për idetë e veta dhe qëllimet e veta.

Ndërsa unë kam pasur kohë të shpjegoj veten për qëndrimet e mia dhe vendimet e mia. Gjithsesi në këtë Parlament unë do të kontribuoj për mbrojtjen e atyre votave që i kam marrë në emër të PD-së dhe vërtetë do i kërkoja Grupit Parlamentar të PD-së se ka një problem moral.

Në rast se unë nuk do të jem anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, grupi ta shqyrtojë mirë këtë problem, se unë kam ardhur këtu në emër të grupit të PD-së, nuk kam ardhur këtu që të bëj oponencë me grupin tim. Dhe grupi të ma thotë copë: unë ose do jem anëtar i këtij grupi dhe të sqaroj pozicionin tim, ose do të vendosni për një qëndrim tjetër, sepse unë nuk kam ardhur këtu për të bërë rrëmujë as grupin, as PD-në, por kam ardhur për të mbrojtur programin e partisë sime, programin për të cilin kam marrë votat në atë zonë shumë të varfër"/ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore