Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si po e manipulon Ahmetaj kryeministrin Rama, për procesin e rindërtimit!

Si po e manipulon Ahmetaj kryeministrin Rama, për procesin e
Ahmetaj tregon sheshin e rindërtimit në Kavajë

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj organizoi sot një ceremoni false në Kavajë ku njoftoi se do nisë puna për ndërtimin e 300 apartamenteve, pas dëmit të shkaktuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndryshe nga pak ditë më parë, kur u shfaq si punëtor betoni me veshje super të shtrenjtë, sot Arben Ahmetaj tentoi të shfaqej para Ramës dhe shqiptarëve si inxhinier dhe arkitekt.

Për t’i mbushur mendjen kryeministrit se e ka marrë seriozisht punën dhe se është ministër produktiv, dy javë pasi nguli gozhdë në Sukth, Ahmetaj shfaqet me një letër para Ramës, ndërsa i shpjegon se ku dhe si do të ndërtohen pallatet.

Edhe pse nuk merr vesh nga arkitektura dhe inxhinieria, kamerat e fokusojnë ‘tigrin’ teksa flet me kompetencë e detaje teknike për pallatet që do ndërtohen.

“Kemi dy sajte të integruara në një. Është ky sajti këtu që është pronë e bashkisë dhe sajti tjetër, përtej. Këto do integrohet gjithë zona, këtu janë tre pallate dhe aty janë katër…”, sqaron Ahmetaj teksa lëviz duart, por që nxirret blof nga specialistët, të cilët i kujtojnë se objektet do të jenë gjashtë kate.

Është dashur ndërhyrja e njërit prej zbatuesve të projektit për të nxjerrë nga balta ministrin, i cili nuk e kishte mësuar mirë “vjershën” që do t’i recitonte shefit të tij.

Ky nuk është episodi i parë ku Ahmetaj shfaqet si ministër, punëtor betoni, ngulës gozhdash apo edhe si arkitekt.

Minisitri që i ka shumë qef takimet me Ramën organizon shpesh perurime false. Prej tetë muajsh ai endet sa në një zonë në një tjetër, ku flet për projekte, apartamente, lagje të integruara, por ende nuk shihet asgjë nga puna e tij.

I vetmi imazh që ka ngulitur tek shqiptarët, është momenti kur tenton të ngulë një gozhdë gjatë përurimit të nisjes së punimeve për një shkollë në Sukth.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore