Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si i përdori Vuçiçi radikalët proserbë në Mal të Zi që fituan zgjedhjet

Si i përdori Vuçiçi radikalët proserbë në Mal

Tashmë është fakt që qeveria e re e opozitës në Mal të Zi pritet të formojë qeverinë brenda këtij muaji. Më 27 është përcaktuar data e konstituimit të Parlamentit të ri, ku mazhoranca e re ka vetëm 41 deputetë nga 81 gjithsej, por që pritet të zgjerohet me parlamentarë të tjerë.

Me kalimin e ditëve po plotësohet gjithnjë e më shumë panorama se festimet e zhvilluara nacionaliste në Mal të Zi pas fitores së opozitës proserbe kanë qenë një manovër e Beogradit për të përdorur radikalët në Podgoricë për negociatat me Kosovën që u zhvilluan në Uashinton dhe po zhvillohen sot në Bruksel.

Ka shumë gjasa që pika 10 ajo e njohjes së Kosovës të jetë hequr pikërisht për të përkëdhelur Vuçiçin dhe për ta detyruar që të “zbusë” radikalët në Podgoricë.

Këtë e pohoi në një farë mënyre edhe shqiptari Dritan Abazoviç, i cili ka vendosur që të krijojë qeverinë me opozitën filoserbe. Abazoviç tha se Uashingtoni dhe Berlini i druhen radikalëve proserbë dhe kanë kërkuar që asnjëri nga “skifterët” që kanë kërkuar që Mali i Zi të mos hyjë në NATO, të bëhet pjesë e qeverisë së re. Abazoviç deklaroi se ai do të mbështesë Zdravko Krivokapiçin për kryeministër të vendit dhe nuk kishte një problem ta kërkojë këtë.

Krivokapiç, është i përzgjedhur i Kishës Ortodokse Serbe, një inxhinier i mekanikës, i cili nuk ka një përvojë politike, por ka drejtuar një shoqatë të intelektualëve ortodoksë.

Influenca e Vuçiçit dhe diplomacia e shkathët serbe ka arritur në fakt që Beogradi të ketë influencë direkte sot në qeveritë e dy vendeve fqinje; atë të Malit të Zi ku e kontrollon Kryeministrin dhe një pjesë të qeverisë, por edhe në Kosovë, ku ka zv.kryeministrin Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe.

Këto lëvizje në fakt nuk u bënë menjëherë por me kujdes e të studiuara, duke u vënë në shërbim të objektivit kryesor që është ndalimi i presionit për Kosovën.Dhe në këtë rast, kujdestaria e Vuçiçit për radikalët malazez është e dukshme dhe Perëndimi i ka kërkuar që si prioritet të ketë pikërisht zbutjen dhe izolimin e radikalëve filorusë në qeveri.

Sipas të gjitha gjasave Zdravko Krivokapiç, vizitën e parë pritet ta zhvillojë në Beograd, ku përveç Vuçicit pritet të takohet edhe me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej.

Ndërkaq, siç e bëri të ditur edhe Dritan Abazoviç mbrëmë në televizionin publik, kjo qeveri që mund të krijohet nuk besohet se do të zgjasë shumë; 1 ose dy vjet, që më pas me anë të dezintegrimit të DPS-së së Gjukanoviçit, të krijohet një pol pushteti properëndimor, që të rikthejë balancat politike.

Por gjithsesi, kjo nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi Vuçiç, edhe Kisha Ortodokse serbe, tani kanë edhe më shumë mekanizma për të përdorur në Mal të Zi, duke qenë se tashmë grupi i serbëve që përbëjnë 30% të popullsisë në vendin e vogël fqinj, është faktor edhe më i rëndësishëm, e sipas rastit mund të bëhet radikal, duke shkatkuar probleme e trazira në një vend të NATO-s, gjë që natyrisht do të kërkohet të zbutet nga ana e Perëndimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore