Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si e detyroi gjykata televizionin Syri TV të Sali Berishës, të kërkojë falje për shpifje ndaj Top Channel

Si e detyroi gjykata televizionin Syri TV të Sali Berishës, të

Portali Syri.net, i 'çertifikuar' me vendim të formës së prerë nga gjykata e Tiranës si portal shpifës, ka pranuar publikisht se ka fabrikuar lajme të rreme kundër Top Channel.

Media e financuar nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha është dënuar për shpifje ndaj televizionit Top Channel, nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Syri.net është detyruar të bëjë një përgënjeshtrim në faqen online në lidhje me shpifjet në adresë të Top Channel dhe lajmit të rremë të botuar më 28.2 2019.

Portali, përmes një shkrimi, pranon publikisht se ka mashtruar, duke thënë të pavërteta në dëm të Top Channel dhe për këtë do të duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim.

Kjo media u ka treguar lexuesve të saj, se ka shpifuar ndaj Top Channel, duke fabrikuar 'Fake News'.

Vendimi i gjykatës

Pas disa lajmeve të rreme dhe dashakeqe të portalit të familjes Berisha, Top Channel iu drejtua gjykatës. Me vendim të formës së prerë, gjyqtarja Fida Osmani, më datë 02.03.2020, pranoi padinë e televizionit Top Channel dhe shpalli fajtor për shpifje dhe lajme të rreme portalin Syri.net.

Gjykatësja vendosi që ky portal të dëmshpërblejë me një shumë të konsiderueshme televizionin Top Channel dhe drejtuesit e saj. Vendimi detyronte portalin Syri.net, të bënte përgënjeshtrim mbi një lajm të botuar në 28.02.2019 dhe të pranonte se ky ishte një lajm i rremë.

Gjithashtu, vendimi i gjykatës, urdhëronte portalin të fshinte lajmin shpifës.

Syri TV ka mbi kurriz edhe të tjera procese gjyqësore, ku Top Channel e ka paditur.

Beteja kundër lajmeve të rreme, shpifjes dhe shantazhit është një betejë që do vazhdojë pa hezitim dhe pa kompromis.

Si e detyroi gjykata televizionin Syri TV të Sali Berishës, tëSi e detyroi gjykata televizionin Syri TV të Sali Berishës, tëSi e detyroi gjykata televizionin Syri TV të Sali Berishës, të

 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore