Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si do të dalë minoriteti grek në zgjedhje? Karamelo akuzon Dulen dhe kërkon një subjekt unik më 25 prill

Si do të dalë minoriteti grek në zgjedhje? Karamelo akuzon Dulen

Ligoraq Karamelo, një nga themeluesit e PBDNJ-së, por që më pas u përplas me Vangjel Dulen, pasi pranoi të hyjë në Parlament një vit më parë, kur u dogjën mandatet, ka bërë një deklaratë që minioriteti grek nuk duhet të hyjë në zgjedhje, duke marrë lëmoshë nga partitë e mëdha.

Kjo për arsye se dy grupimet e minoritetit në jug, janë të lidhur njëri me opozitën dhe tjetri me mazhorancën.

Vangjel Dule është në aleancë me PD-në prej vitit 2014, kur u largua nga koalicioni me PS-në, si pasojë e afrimit të Shpëtim Idrizit në mazhorancë.

Prej vitit 2017, përfaqësimi i minoritetit grek është varur vetëm prej partive të mëdha, që nga njëra anë PD e ka kandiduar Dulen në listën fituese të qarkut Vlorë dhe nga ana tjetër PS ka vendosur në grupin e saj parlamentar një deputet minoritar, por edhe LSI-ja me Vangjel Tavon, i cili është një deputet me përvojë në Gjirokastër merr sërish vota nga minoriteti.

Kjo ndarje e kanë defaktorizuar përfaqësimin politik të minoritetit, ndaj dhe Karamelo kërkon një rigurupim për të mos u varur nga partitë e mëdha.

Ndaj, Kramelo, i cili u fut në Kuvend nga listat rezervë të PD-së në Korçë, ku ishte futur si përfaqësues i PBDNJ-së, është i ashpër, duke akuzuar të gjitha shoqatat e minoritetit në vend që nga OMONIA, MEGA apo edhe PBDNJ.

“Këto formacione politiko-shoqerore nuk ju shërbejnë drejtpërsëdrejti interesave të përbashkëta të të gjithë anëtarëve të minoritetit, por grupeve ose më keq individëve të caktuar, interesave të partive të mëdha, bëhen palë me to, duke luajtur rolin e një fasade false e denigruese, e duke reklamuar një realitet që nuk egziston”, thekson Karamelo në qëndrimin e tij.

Ai kërkon krijimin e një subjekti zgjedhor të përbashkët të të gjithë minoritetit në qarqet ku ata jetojnë, e mund të faktorizohen për të zgjidhur vetë përfaqësimin politik, për t’ju përshtatur taktikave elektorale dhe ndryshimeve kushtetuese që u realizuan së fundmi.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore