Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Shteti garant për kreditë e privatit, propozohet ngritja e një Agjencie te re

Shteti garant për kreditë e privatit, propozohet ngritja e një

Qeveria propozon që të ofrojë garanci për kreditë e marra nga bizneset private edhe jashtë periudhave të jashtëzakonshme, nën shembullin e dy paketave të garancisë sovrane që u ofruan vitin e kaluar, një për biznesin e vogël dhe një për biznesin e madh.

Objektivi synohet që të realizohet përmes një ndryshimi në ligjin e huamarrjes dhe kreditimit dhe një ligji të ri që ngre një agjenci të re. Te ligi për huamarrjen dhe kreditimin, propozohet ndërhyrja dhe shtimi i një neni të ri që i jep një mbrojtje të fortë privatit që merr kredi në banka të nivelit të dytë me garant shtetin.

“Shteti angazhohet dhe garanton plotësisht, në përputhje me kushtet e përcaktuara për titujt e shtetit dhe në marrëveshjet e huasë, pagimin në kohë të interesave, detyrimeve të tjera dhe shlyerjen e principalit”, thuhet mes parashikimeve të këtij neni.

Mbrojtja e privatit garantohet edhe më tej në pjesën e dytë të këtij neni të ri. ““Tejkalimi i kufizimeve nuk mund të cenojë palët e treta, huadhënësit, ose mbajtësit e titujve të shtetit, si dhe personat, në favor të të cilëve shteti ka dhënë garanci shtetërore dhe në asnjë rast nuk sjell si pasojë pavlefshmërinë e marrëveshjeve përkatëse të huamarrjes apo lëshimit të garancive shtetërore”, thuhet aty.

Në lëvizjen e dytë, propozohet transformimi i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, që ekziston aktualisht në Agjencinë e Kthimit të Garancive dhe Kredive. Roli i kësaj agjencie do të jetë garantimi që shteti të përfitojë mbrapsht paratë e paguara në rastet kur një biznes privat nuk ka shlyer kredinë ku shteti ka dalë garant.

Agjencia përbëhet nga një Këshill Mbikëqyrës dhe një drejtues. Nnë këshillin Mbikëqyrës përcaktohet se kryetari caktohet nga Ministria e Financave, një anëtar nga Banka e Shqipërisë, dy anëtarë caktohen nga Kryeministri dhe një anëtar nga ministria përgjegjëse për ekonominë.

Sipas projektligjit, Agjencia do të mbulojë taksat për veprimet e kryera nga përmbaruesi gjyqësor në fund të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, ku ajo është e përfshirë si autoriteti që siguron kthimin e garancisë që shteti ka dhënë për një biznes privat që nuk ka shlyer dot kredinë e marrë.

Gjithashtu, agjencia do të ketë akses të drejtpërdrejtë në regjistrat e pasurive shtetërore të luajtshme dhe të paluajtshme. Ky akses argumentohet me nevojën që kjo agjenci të kryejë më mirë detyrat e saj.

Mes kompetencave, agjencia ka detyrimin që të mbledhë nga debitorët të gjithë, ose një pjesë të detyrimit për kredinë e marrë, të ndryshojë termat e kredisë së marrë, të nxjerrë në shitje objektet e luajtshme dhe të paluajtshme që kalojnë në pronësi të agjencisë në rastet kur personat e tretë privatë nuk plotësojnë detyrimet e tyre në kontratat huamarrëse ku shteti ka dalë garant.

Nëse një huamarrës privat nuk shlyen në kohë detyrimet ndaj buxhetit për huanë e marrë prej tij me garant shtetin, Ministria e Financave njofton Agjencinë për fillimin e procedurave për kthimin e tyre nën buxhet. Agjencia ka të drejtë që me anë të një urdhri me shkrim të kërkojë bllokimin e llogarive dhe sekueestrimin e shumës, në vlerën e detyrimit të papaguar nga huamarrësi.

Urdhrat e nxjerrë nga Agjencia në këto raste konsiderohen si tituj ekzekutivë, pra që duhet të zbatohen dhe pastaj mund të kundërshtohen nëpër gjykata administrative në rastet e mosmarrëveshjeve.

Projektligji thotë se Agjencia nuk ka të drejtë që t’u shesë të tretëve mbledhjen e detyrimeve ndaj debitorëve, ndërsa përcakton se procedurat për trajtimin e kredive sipas këtij ligji do të përcaktohen përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore