
Shqiptarët në ankthin e regjistrimit: Zaev përplaset me opozitën shqiptare për nënshtetësinë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka kundërshtuar propozimin e opozitës shqiptare të Zijadin Selës për të miratuar ligjin që jep shtetësinë në mënyrë të shpejtë për shqiptarët.
Aleanca Shqiptare i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, duke i cilësuar të papranueshme argumentet e tij. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi, tha se marrja e shtetësisë nuk është në dëm të askujt. Rexhepi ftoi partitë në pushtet që të mbështesin Ligjin e opozitës, ndërsa për ta ndryshuar atë të ndërhyjnë me amendamente.
“Nëse ata mund t`i gjejnë tre dëshmitarë të rrejshëm të cilët do të japin deklarata publike me përgjegjësi morale, materiale dhe penale për nënshtetësinë e ndonjë aplikuesit tjetër, atëherë imagjinoni se sa lehtë ato kanë mundur ta gjejnë një dëshmitarë të fshehur, i koduar, i cili i ka shkatërruar jetë sa e sa njerëzve nëpër gjykata”, tha Skënder Rexhepi, duke ju referuar propozimit të ligjit të qeverisë.
Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, ka dekretuar ligjin për regjistrimin, i cili i hap rrugë një censusi në muajin prill.
Për këtë çështje, u prononcua edhe ambasadorja amerikane Kate Byrnes. Ajo shprehet e kënaqur për miratimin e Ligjit në Kuvend.
“Ky është një hap i rëndësishëm. Maqedonia e Veriut nuk ka pasur konsensus pothuajse për 20 vjet dhe kjo është reflektuar në procesin e hartimit të politikave, sepse të dhënat e sakta mbi popullatën janë pjesë e rëndësishme për planifikimin e të ardhmes”, tha Byrnes.
Prej vitit 1992 dhe deri më sot shqiptarët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në census pasi nuk ka pranuar kushtet e vëna nga Shkupi. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm shqiptarësh në Maqedoni nuk kanë shtetësi si pasojë e kushteve diskriminuese të ligjit të deritanishëm. /Gazeta Shqip



Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >