Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqiptarët e Malit të Zi, përpara zgjedhjeve sërish të ndarë, bashkimi: vetëm propagandë zgjedhore

Shqiptarët e Malit të Zi, përpara zgjedhjeve sërish të

Ka prej dy ditësh që po shitet si lajm i madh mediatik bashkimi i shqiptarëve në një listë elektorale në Mal të Zi.

Siç dhe ndodhi edhe Maqedoni e Preshevë, e gjitha kjo histori është më shumë propagandë sesa një histori e vërtetë. Lista e partive që janë në koalicion me qeverinë e Malit të Zi kanë bërë publicitet se kanë arritur një marrëveshje bashkimi me forcat shqiptare, por që realiteti është ndryshe.

Dje u nënshkrua marrëveshja e koalicioni parazgjedhor mes 5 partive shqiptare (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 3 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi)

.Shqiptarët e Malit të Zi, përpara zgjedhjeve sërish të

Mark Gjonaj, një politikan shumë i rëndësishëm shqiptar në SHBA, është munduar që të arrijë këtë bashkim por nuk ja ka arritur përfundimisht.

Ndërkaq, Dritan Abazoviç, një politikan shqiptar në Mal të Zi që është në opozitë me establishmentin aktual në pushtet në Podgoricë ka një mendim ndryshe.

Duke folur për gazetën “Shqip” Abazoviç, një politikan i ri nga Ulqini, por që në politikë ka hyrë nëpërmjet angazhimit civil, mendon se shqiptarët duhet të kenë një qasje të re politike, pasi ata nuk kanë arritur ndonjë rritje të madhe të së drejtave.

Shqiptarët e Malit të Zi, përpara zgjedhjeve sërish të

Abazoviç është pjesë e opozitës së bashkuar kundër Gjukanoviç, por në këto zgjedhje është bartësi i listës në një listë qytetare në të gjithë Malin e Zi. Qasja e tij nuk është thelbësisht etnike, por ai mendon se pengesë më e madhe për zhvillimin e vendit është korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor dhe elita e vjetër.

“Shqiptarët kanë nevojë për një lidership të ri, projekt të ri, por edhe koncept të ri politik”. Abazoviç kandidon me një program 5 pikësh dhe synon që nëse fiton opozita të jetë një “king maker” që mund të ndikojë në formimin e qeverisë së re. Edhe nëse ndodh kjo, ka shumë gjasa që të kandidojë për kryeministër.

Shqiptarët e Malit të Zi, përpara zgjedhjeve sërish të

Megjithatë këto i përkasin më shumë synimeve dhe realiteti natyrisht që do të varet nga vota e shqiptarëve në Mal të Zi. Ata po zihen se kush t’i pëlqejë më shumë  Gjukanoviçit që t’i marrë në qeveri, por realisht nuk ka pasur një avancim të mëtejshëm të shqiptarëve. Përplasja e fundit ndodhi, kur qeveria festoi si ditë kombëtare vendimin e Kongresit të Berlinit që qethi trojet shqiptare të Plaves, Gucisë, Hotit, Grudës, që ju dhanë Malit të Zi.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore