Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqipërisë prej tre dekadash i mungojnë Falconet dhe Borsellinot

Shqipërisë prej tre dekadash i mungojnë Falconet dhe Borsellinot

Sa herë që në Shqipëri ndodhin krime nga ato që edhe vetë policia i konsideron tipikisht mafioze, mendja e të gjithëve na shkon tek mafia italiane dhe heronjtë e Drejtësisë që mundën të fitojnë mbi të. Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino janë dy nga prokurororët italianë që mundën të vënë “nën fre” mafiozët e vendit përtej Adriatikut që në atë kohë kishin shtrirë kthetrat e tyre deri edhe përtej vendit të tyre.

Sot në 28 vjetorin e vrasjes së Paolo Borselinos, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nxori një status në Facebook dhe po ashtu edhe Partia Demokratike pëmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Por a ka Shqipëria sot në radhët e Drejtësisë një Xhovani Falkone, apo Paolo Borselino?! Nga viti 1990 e deri tani, shqiptarët e kanë humbur besimin tek Drejtësia dhe në jo pak raste vendimmarrjet e saj kanë prodhuar kriminalitet. Sepse, në jo pak raste bandat kriminale janë favorizuar dhe vijojnë të favorizohen nga prokurorë e gjyqtarë, që ndërsa nuk e kanë kaluar vettingun kanë në dorë “nderin e fundit” përpara se të dalin përfundimisht jashtë sistemit.

Shqipërisë prej tre dekadash i mungojnë Falconet dhe Borsellinot

Kësisoj, për fat të keq në Shqipëri, Drejtësia ka ceduar jo pak. Aq sa shpresat e njerëzve tek sistemi i Drejtësisë janë lënë në nisje të dekadës së tretë të pluralizmit politik edhe pse ka ende skepticizëm, nëse do të jetë apo jo në nivelin e duhur dhe mbi të gjitha në pritshmëritë e publikut.

Por, për Drejtësinë e dëshiruar nga shqiptarët, e gjitha vëmendja vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë mision Drejtësinë në Shqipëri. Për krahasim do të vlente ajo që ka ndodhur vite më parë në Italinë fqinje.

Drejtësia në atë vend, ku tashmë jetojnë edhe mijëra shqiptarë nisi më së shumti në 23 maj të vitit 1992  në Siçili, menjëherë pas ekzekutimit të gjykatësit italian të antimafias, Giovanni Falkone (Xhovani Falkone). Miku dhe kolegu i tij, Paolo Borsellino do të vritej 56 ditë më vonë, duke e bërë vitin 1992 një pikë kthese në ndjekjen penale të mafias italiane.

Kthesë, që e futi Drejtësinë italiane në shinat e duhura. Dhe ku shembulli ishte praktika “falkoniane” e të penduarve të Drejtësisë, praktikë që edhe SPAK-u shqiptar kërkon ta përdorë si metodë dhe e ka implementuar deri më tani në dy çështje droge. Krimet monstruoze të mafias italiane përfshirë edhe krimin me karakter ekonomik, e ku ishin përfshirë shumë banka, kanë ngjashmëri si “dy pika uji” me atë çfarë ka ndodhur  ndër vite në Shqipëri.

Pikërisht në këtë leksion të Giovanni Falcone se hetimi mbi krimet dhe veprimtarinë e strukturave mafioze duhet shoqëruar me hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka është bazuar edhe Shqipëria, e cila e ka përfshirë këtë procedurë hetimi përmes një pakete ligjore të mirëfilltë që mori miratimin nga Qeveria.

Po kush ishte Paolo Borsellino?

Lindur në Palermo në vitin 1940 nga një familje në gjendje të mirë, në vitin 1959 regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në universitetin e qytetit të tij dhe diplomohet në vitin 1962 me maksimumin e notave (110 e lode); në vitin e pasrendës, në moshën 23-vjeçare, fiton konkursin për gjyqtar.

Vitet e para i kalon në prokurori të ndryshme siciliane; në vitin 1975 vendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t, një nga gjyqtarët e shumtë që do të shohë të bjerë viktimë e mafies; fillon të merret me mafien dhe në vitin 1980 pas arrestimeve të para i jepen agjentë truproje.

Por puna vazhdon për Borsellinon dhe pool-in e tij: në vend të Chinnici-t vihet Antonino Caponnetto dhe rezultatet e para fillojnë të duken: më 1984 arrestohet Vito Ciancimino, ish kryebashkiak demokristian i Palermos; por viti 1984 është mbi të gjitha viti i të penduarit të parë të rëndësishëm të mafies.

Tommaso Buscetta u tregon gjyqtarëve strukturën dhe lidhjet politike e institucionale të Cosa Nostra-s. Mbi fjalët e tij përfaqësuesit e drejtësisë do të ndërtojnë të parin maksiproces gjyqësor kundër bandave mafioze; por klima vazhdon të jetë e rëndë, vazhdojnë vrasjet e vdekjet, vihen në qarkullim fjalë kundër përfaqësuesve të drejtësisë sikur këta abuzojnë me truprojën duke vënë në rrezik jetë të pafajshmish.

Shqipërisë prej tre dekadash i mungojnë Falconet dhe Borsellinot

Paolo Borsellino kërkon dhe ia arrin të shkojë të drejtojë prokurorinë e Marsalës, ku do të qëndrojë nga 1986 deri më 1991 dhe ku, së bashku me Falconen që qëndron në Palermo, do të arrijë rezultate të mëdha.

Më 1987 Caponnetto largohet nga pool-i për arsye shëndeti; zgjedhja më e mirë për t’i dhënë vazhdimësi punës do të ishte zëvendësimi i tij me Giovanni Falconen, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën presione politike dhe me pretekstin e vjetërsisë më të madhe në punë, vendos të emërojë Antonino Mele.

Më 19 korrik në Palermo, në rrugën D’Amelio një autobombë vret gjykatësin Paolo Borsellino dhe njerëzit e truprojës së tij: Agostino Catalano, Walter Cusina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina.

Vetëm pesë muaj pas vrasjes së Paolo Borsellinos duket sikur gjërat më në fund ndryshojnë: rinisin hetimet dhe arrestimet. Më i bujshmi, më 15 janar 1993, është arrestimi i kreut të Korleonezëve, familjes mafioze më në zë të asaj periudhe, Toto Rinës, që ishte edhe njeriu i atentateve më mizore të viteve pararendëse.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore