Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqipëria, si Japonia/ Firmos Konventën e Minamatës për rrezikun nga metali i mërkurit

Shqipëria, si Japonia/ Firmos Konventën e Minamatës për

Mërkuri është një metal i rëndë që ndodhet në natyrë. Ekspozimi ndaj mërkurit mund të ndikojë në zhvillimin neurologjik të fetusit dhe nivele të larta të mërkurit në gjak janë lidhur me ulje të pjellorisë, dëmtim të trurit dhe nervave dhe sëmundje të zemrës tek të rriturit.

Mërkuri i lëngët avullon lehtësisht, duke u transportuar në distanca të largëta, ku edhe mund të depozitohet. Ai bioakumulohet në zinxhirin ushqimor, veçanërisht në organizmat ujore, duke përbërë problem serioz për sigurinë ushqimore. Edhe në përqëndrime të ulëta mërkuri përbën rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Ndërkohë që shkarkimet e mërkurit për shkaqe natyrale, si p.sh vullkanet, janë të pakontrollueshme.

Por, më shumë se Shqipëria, për mërkurën ka një konventë, e firmosur edhe nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Konventën e Minamatës mbi mërkurin, e cila e ka marrë emrin nga Minamata, qytet në Japoni, ku në vitet ’50 ndodhi një incident me pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin për shkak të shkarkimeve të ujërave industriale të ndotura me metilmërkur në gjirin e Minamatës dhe detin Shiranui në Japoni.

Si rezultat i konsumit të peshkut dhe produkteve të tjera detare, ku metilmërkuri bioakumulohet, mijëra njerëz vuajtën nga helmim i rëndë, më shumë se 1700 prej tyre vdiqën apo vuajtën paaftësi e keqformime të rënda.

Ky incident dhe raste të tjera të ngjashme përbënë arsyen e nisjes së përpjekjeve për një marrëveshje ndërkombëtare për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin nga efektet e mërkurit.

Konventa e Minamatës u adoptua nga Konferenca e të Plotfuqishmëve më 10 tetor 2013 në Japoni, pas diskutimit në pesë sesione të Komitetit Negociues Ndërqeveritar. Shqipëria e firmosi Konventën e Minamatës mbi mërkurin më tetor të vitit 2014, çka është sanksionuar nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave me numër 663, që miratoi në parim këtë Konventë.

Në kuadër të projektit të Vlerësimit fillestar të Minamatës Shqipëria synoi të përshpejtojë përgatitjet për ratifikimin e Konventës së Minamatës dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky ratifikim.

Ky raport konsiston në identifikimin dhe vlerësimin e legjislacionit ekzistues përkatës dhe në vlerësimin e kapaciteteve ekzistuese në vend për adresimin e detyrimeve të Konventës dhe në identifikimin e mangësive që duhet të adresohen para ratifikimit.

Në kuadër të përgatitjeve për ratifikimin e Konventës së Minamatës, me qëllim sigurimin e mbështetjes institucionale dhe administrative për zbatimin e projektit, në maj 2016 është ngritur me urdhër të Ministrit të Mjedisit Komiteti Drejtues i projektit Vlerësimi fillestar i Minamatës në Shqipëri.

Ky Komitet ka përfaqësim të gjerë nga Institucionet qendrore relevante, akademia dhe shoqëria civile dhe duket të ketë gjithë kapacitetin për të nisur diskutime politike dhe përcaktuar strategjinë kombëtare dhe hapat konkretë për ratifikimin e Konventës së Minamatës. Nuk është kryer ende ndonjë studim fizibiliteti për zbatimin e detyrimeve të Konventës.

Siç është konstatuar edhe nga analiza e legjislacionit, duhet të plotësohet baza ligjore e kimikateve që adreson kërkesat e Konventës lidhur me mërkurin, që duhet të ndiqet nga analiza prej të gjitha institucioneve relevante e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Minamatës dhe marrja e masave për plotësimin e tyre.

Disa nene e kërkesa të Konventës, siç është nxjerrja e mërkurit metalik apo nxjerrja artizanale e arit në shkallë të vogël nuk janë relevante për Shqipërinë dhe nuk kërkojnë ngitje kapacitetesh. Agjencia Kombëtare e Mjedisit që lëshon lejet e mjedisit, për operatorët që kanë shkarkime në ajër, ujëra apo tokë të mërkurit ka kapacitete të ulëta teknike për të adresuar këtë çështje gjatë vendosjes së kushteve të lejes se mjedisit. Por, duket se deri më tani, gjithçka ka mbetur në diskutime teorike, ose ndonjë vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare, por pa u shoqëruar me teknikalitetet, apo ngritjen e strukturave të nevojshme në zbatim të Konventës, por edhe marrjes së masave në raste të tilla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore