Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqipëria në krizë admiralësh, emërimi i komandant- oficerit këmbësorie pezmaton marinarët shqiptarë

Shqipëria në krizë admiralësh, emërimi i komandant-

Pak kohë më parë u ndodhi ndryshimi i kupolës së Forcave të Armatosura, që nga Kreu i Shtabit dhe komandantët e njësive të tjera të Forcave të Armatosura.

Në këto emërime, ka bërë përshtypje lëvizja te Forcat Detare, ku për të tretën herë është emëruar komandant një oficer që nuk vjen nga marina luftarake, por është i specialitetit tokësor.

Bëhet fjalë për Gjeneral brigade Ilir Xhebexhi, i cili është një ushtarak me përvojë, pasi ka shërbyer në Forcën Tokësore, në disa misione ndërkombëtare të Forcave të Armatosura dhe së fundmi u dekretua nga presidenti me gradën e lartë gjeneral brigade.

Prej gushtit 2012, Marina Luftarake Shqiptare drejtohet nga oficerë jashtë disiplinës, duke u marrë ose nga artileria ose nga logjistika.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ky emërim është bërë ngaqë nuk ekzistojnë ushtarakë të lartë që kanë plotësuar vitet për të marrë gradën e duhur për ta drejtuar Forcën siç është edhe rregulli. Ministria pohoi për “Shqip” gjithashtu se ligji nuk ia ndalon të emërojë një gjeneral-brigade në krye të Forcës Detare, duke kujtuar se ka precedente të tillë në qeverisjen e mëparshme.

Bëhet fjalë pikërisht për emërimet e Gjeneral brigade Qemal Shkurti detyrë të mbajtur nga 15 gusht 2012 - maj 2015, të  Gjeneral Major Ylber Dogjani, nga 16 tetor 2015 - 16 shtator 2019.

Nga shtatë gjeneralët e dekretuar asnjë nuk vjen nga forcat detare dhe se zgjidhja është gjetur duke emëruar një gjeneral nga forcat e këmbësorisë.

Por ky emërim vijon të ketë pakënaqësinë dhe pezmin e një armate të madhe të ushtarakëve që vijnë nga Marina. Forcat Detare shqiptare kanë pasur disa breza ushtarakësh që janë arsimuar në Akademinë e Marinës dhe që kanë shërbyer në vite në Marinën Luftarake.

Vladimir  Beja, i cili është një nga oficerët më të njohur të Flotës Detare Luftarake, ku ka shërbyer edhe si Komandant i saj para disa vitesh, i cili sot është i tërhequr, thekson për Gazeta “Shqip” se kjo mënyrë emërimi është një ofezë për të gjithë brezat e oficerëve mjaft të talentuar të disiplinës detare ushtarake.

“Është më shumë se një ofezë dhe një budallallëk i pa argumentueshëm dhe për partizanët, e jo më për një Flotë Ushtarake Detare,të një vendi anëtar të NATO-s”, shprehet Beja.

I pyetur për pamundësinë, pasi presidenti nuk ka dekretuar ushtarakë nga Forcat Detare, Beja shprehet se ka të gjithë ata kapitenë dhe duhet ta kishin propozuar për ngritjen në shkallë karriere.


“Po ta dekretojnë Admiralin nga gjithë ata Kapitenë të Rangut të Parë, (kolonel) ! Asgjë s’i pengon, ka 10 vjet që Marina drejtohet nga “kambalet”- këmbësorë, apo dhe nga depoxhinjtë e prapavijës!”, shprehet Beja.

Në historinë e Flotës Detare ushtarake nga 18 komandantë, vetëm 3 të fundit janë oficerë nga “toka”, kurse 15 të tjerët kanë qenë të gjithë oficerë marine.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore