Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqipëria drejt një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Shqipëria drejt një mbyllje të dytë? ISHP në prag

Situata epidemiologjike në Shqipëri është drejt përkeqësimit. Burime nga ISHP i thanë "Shqip" se në ditët në vazhdim priten masa të reja shtrënguese.

"Një lockdown i dytë do të ishte fatal, por rritja gjithnjë e më shume e shifrave të të prekurve me koronavirus po vë në pikëpyetje kapacitetet e spitaleve", i thanë burimet gazetës "Shqip". Sipas gjasave, qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve pritet të miratojë kufizime të reja, përveç vendosjes me detyrim të maskës në ambientet publike.

Kufizimet e reja, thanë ekspertët, kanë të bëjnë me oraret e bareve e restoranteve, aktivitetet e palestrave, muzetë e kinematë. Sikurse dhe kryeqytetet e tjera evropiane të cilat po përballen me rritje të numrit të të prekurve me virusin Covid-19, edhe Tirana pritet të zbatojë të njëjtat masa për frenimin e përhapjes së virusit.

Burimet thanë se sipas rregullores, ato që u hapën të fundit, pritet të mbyllen të parat. Nga buletini ditor i ministrisë së Shëndetësisë, prej disa ditësh shifrat e reja pozitive i kanë kapërcyer 250 rastet me Covid. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, kjo situatë pritet të rëndohet edhe më shumë me afrimin e dimrit.

"Mbivendosja e viruseve pritet të rëndojë gjendjen shëndetësore të pacientëve", thonë ekspertët. Ndërkohë situata në dy spitalet Covid është e rëndë.

Numri i shtrimeve ka nisur të rritet sërish e po ashtu dhe numri i viktimave. Me nisjen e vitit shkollor, mes të infektuarve ka shumë gjimnazistë e mësues ndërsa virusi tashmë po transmetohet në rrugë komunitare, pra kemi qarkullim disa mujor brenda vendit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore