Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shqipëria del e fituar nga qeveria e re gjermane/ Propozohet hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE

Shqipëria del e fituar nga qeveria e re gjermane/ Propozohet hapja e

Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mëson European Western Balkans.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument.

Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, shtohet më tej.

Gjithashtu mbështetet dialogu Beograd-Prishtinë i zhvilluar nën kujdesin e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në Bosnje bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike.

Me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, thuhet në dokument.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore