
Shqip denoncoi skandalin me bursat e NATO-s, nis hetimi i Shërbimit Informativ Ushtarak
Gazeta “Shqip” disa ditë më parë publikoi skandalin me vlerësimin e studentëve që përfitojnë nga bursa e NATO-s. Në artikullin e publikuar u faktua manipulimi i bërë, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, të listave sa i takon renditjes së fituesve të bursave të studimit, në Akademitë Ushtarake Greke, si pjesë e NATO-s.
Bëhet fjalë për testimin e kryer 15-16 korrik 2020, që u zhvillua në Tiranë, në Qendrën e Personel Rekrutimit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkursi për përzgjedhjen e kandidatëve, që do të ndjekin me bursë të plotë, studimet në këtë Akademi.
Fillimisht nga testimi fitues sipas listës në vend të parë, për degën Mjekësi Ushtarake, i pari u rendit Aldo Bledar Graceni. Por më pas ky vlerësim u ndryshua me urdhër nga lart. Pasi u përpunuan të dhënat në Ministrinë e Mbrojtjes, vendin e Aldo Gracenit e zë një tjetër konkurrent, me 14 pikë më pak dhe që në listëmeritën e dalë nga Qendra e Personel Rekrutimit renditej i katërti.
Familjarët e Gracenit e denoncuan një akt të tillë, madje siguruan dhe mesazhe ku faktohej se i kishin premtuar shefes se e kishin rregulluar listën e fituesve.
Në të thuhet: "Shefe, vërtet që Aldo Graceni është fitues, por ne vendosëm të llogarisim notat e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje të gjimnazit".
Gazeta “Shqip” ka mësuar se pas këtij skandali, shërbimi sekret ushtarak ka nisur hetimet për këtë denoncim që duket se ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët, pasi familjarët e Aldo Gracenit kanë vënë në dijeni edhe atasheun ushtarak në Ambasadën e Greqisë në Tiranë, si dhe baza ushtarake e NATO-s.
Pikërisht Shërbimi Informativ Ushtarak sipas burimeve të Gazeta “Shqip” është vënë menjëherë në lëvizje pas këtij skandali që ngre dyshime të forta për mënyrën e testimit.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.






Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
Si parashikohet moti këtë fundjavë/ Reshjet ia lënë vendin ngricave, ditët më problematike

Njoftimi i rëndësishëm, Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë nga...

A ka raste riinfektimi me Covid-19 në Shqipëri? Flet shefja e Survejancës, Tomini
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >