Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës te rruga “Milot-Fier”, siguria rrugore dhe karburantet! Totali sa 46% e PBB

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Qeveria me paraqitjen e projektbuxhetit ka paraqitur edhe një listë me koncesionet që do të jepen në vendin tonë. Këto kontrata koncensionare sipas relaconit të projektbuxhetit të siguruar nga gazeta "Shqip" kapin shifrën totale të 214,488,300,000 lekëve të reja.

Thuajse të gjitha këto koncensione ishin parashikuar të jepeshin gjatë këtij viti, por për arsye të ndryshme ato u shtynë duke bërë që qeveria t’i planifikojë për për 2022.

Siç parashikohet në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë.

5.6 miliard lekë janë planifikuar për portin e Vlorës; kurse 178 miliard lekë do t’u kushtojë shqiptarëve koncensioni për ndërtimin e një segmenti të rrugës Milot-Fier në Autostradën Adriatiko Joniane sipas Ministrisë së Financave. Bëhet fjalër për rreth 53 kilometra rrugë të këtij segmenti që do t’i jepen privatit për ndërtim dhe shfrytëzim për të paktën 30 vite.

Qeveria duket se planifikon ta lëshojë sërish një koncension në shërbimin për kolaudimin e makinave. Sipas relacionit të buxhetit 2022. Në lidhje me këtë planifikohet që në vitet në vijim ajo të ketë një kosto prej 20.3 miliard lekë në buxhetin e shtetit.

Ndërsa për Menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjor/arror në Fidanishten Shtetërore të Cërrikut, Elbasan qeveria do të shpenzojë  49,660,000 lekë.

Shërbimii kontrollit ligjor të instrumentave matës, nëpërmjet instrumentave shpërndarës të kaburantit dhe gazit të lëngshëm do të kushtojë 70,000,000 lekë për vitin 2021.

Projektet e koncensioneve ne leke

Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës 4,290,000,000
Për ndërtimin operimin dhe mirëmbajtjen portit te integruar “Triport Vlorë" 5,612,500,000
Dhënia me koncesion të një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko Joniane 178,200,000,000
Dhënja me koncesion/PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore
20,295,000,000

Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së celësave publik PKI 208,800,000
Për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan 882,000,000
Rritja e Sigurisë Rrugore 5,000,000,000

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Shpërthejnë koncensionet e PPP në 2022/ Nga porti i Vlorës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore