Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Show i radhës/ Ahmetaj luan ‘playstation’ me projektet e rindërtimit

Show i radhës/ Ahmetaj luan ‘playstation’ me projektet e

Arben Ahmetaj, ministri i Rindërtimit, doli sot sërish në një sallë në Kryeministri, duke shfaqur fotot e kantiereve që ai i cilësoi si të tilla për të rindërtuar banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Por Ahmetaj, në sallën COD të kryeministrisë, ka dhënë vetëm foto të rrënojave apo themeleve të disa godinave shkollore që po ndërtohen, si dhe projektet e tyre në 3 D.

Për rreth 60 minuta, Ahmetaj duke shtypur pultin e telekomandës shfaqi në lidhje direkt vetëm foto intertesh, hekurash e skelash, por të asnjë objekti banues, vetëm shkolla 9-vjeçare, kopshte apo shkolla të mesme.

Dhe si për t’i dhënë një  fuqi më të madhe që shfaqi tha që “këto nuk do të jenë thjesht shkolla, por edhe qendra komunitare, madje edhe për parashkollorësh.

Një gjë e ditur prej shumë vitesh tashmë, që çdo shkollë ka kopshte fëmijësh edhe parashkollor, e nga ana tjetër pasdite, ambientet mund të shfrytëzohen nga komuniteti për aktivitete.

Por sot  afro 8 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, Arben Ahmetaj nuk ka paraqitur asnjë afat se kur banorët që u janë shkatërruar shtëpitë do të strehohen në banesat e premtuara.

Ministri i Rindërtimit, që rëndom cilësohet si Tigri i PS-së, sikur po luan në playstation, thjesht ka lëvizur një çelës, për të shkaktuar një efekt tek njerëzit, por siç thotë Kryeministri Rama, Arben Ahmetaj, duket se i merr shqiptarët për budallenj.

I vetmi afat ishte që këto shkolla do të ndërtohen në fund të nëntorit, një premtim i tij, edhe pse gjitçka deri më tani gjenden në letër si projekte, apo kanë nisur të hidhet betoni ii parë për kurbaturën. Një shkollë nuk është një banesë, dhe një vizatim, nuk është ndërtesë; këtë e kuptojnë edhe vogëlushët e parashkolloreve, që nëse do t’i kishte përballë, mund ta kishin gozhduar.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore