
Shkrihen kompetencat e Policisë Kufitare, pas skandalit që publikoi Top Story për trafikun e arabëve
Një draft i ri i qeverisë i ka hequr të drejtën strukturave të policisë kufitare që të merren me procedura në lidhje me të huajt që vijnë në Shqipëri, duke ja lënë këtë gjykatës apo komisioneve civile.
Ky draft vjen pas skandalit të korrupsionit të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që u zbulua nga dokumentari investigativ i emisionit Top Story pak muaj më parë.
Në këtë dokumentar, u publikuan fakte të korruptimit të drejtesve të lartë të polivisë kufitare që merrnin para nga refugjatët që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht sirianë, irakene, afganistanas etj.
Siç mësohet, publikimi i atij dokumentari, ka bërë që struktura të njohura ndërkombëtare kanë “shkulur fort veshët” e qeverisë, pasi BE këtu ka investuar për çështjet e refugjatëve.
Në draftin e projektligjit të ri për Azilit, shkrihen fare kompetencat e policisë kufitare për të huajt, duke ja dhënë këtë si strukturave ndërkombëtare si UNCHR-ja dhe dikasteri përgjegjës për këtë çështje caktohet Ministria për përkrahjen Sociale dhe Shëndetësinë.
Por gjithsesi nuk do të jenë drejtorët e ministrisë së Shëndetësisë që do të përcaktojnë dy dokumentet që jepen për të huajt: e drejta e azilit dhe dokumenti i përkohshëm.
Përcaktohen rastet kur azili apo mbrojtja e përkohshme përjashtohet, që është nëse ka kryer krime të rënda krime lufte apo raste të ngjashme.
Ndërkaq, vendoset si strukturë edhe Gjykata Administrative për të përcaktuar të drejtën e dhënies së lejeve.
Drafti ka hollësi shumë të mëdha, siç duket të mara nga ligjet europiane ku përcaktohet si merret azili, kujt i jepet, si bëhet kërkesa etj, duke dhënë një shtrat më kontrollues që zyrtarët të kenë kompetenca personale siç ishte më parë.
Drafti flet edhe për të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe atë arsimore për të huajt.
Top Story në dokumentarin e tij denoncoi me fakte se si disa zyrtare te policisë dhe familjarë te tyre ishin bërë pjesë e rrjetit te paligjshëm te trafikut me arabët.
Pas publikimit të dokumentarit, policia ka marrë masën me shkarkim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.
Te shkarkuarit ishin: Enekeleda Toska,drejtoreshe e kufirit dhe emigracionit, Tirane. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Studimi: Ri-infektimi me koronavirus nuk ka gjasa të ndodhë deri pas...

Çfarë do ndodh nëse Covid shfaqet në shkollë? Tomini: Do izolohet klasa dhe nëse ka shpërthim, e gjithë shkolla

Gjak, të fikët, dridhje duarsh.../ Pasojat e rënda që ngelin tek pacientët me COVID për muaj të tërë
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
