Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shkëlzeni, killeri me pagesë i dënuar me 13 vjet burg dhe që nuk kurseu as ekzekutimin e motrës

Shkëlzeni, killeri me pagesë i dënuar me 13 vjet burg dhe që

Tre vjet më parë ishte kthyer në njeriun më tmerr për Policinë. Ishte nga ata djemtë që nuk i “gjendeshin këmbët”. Madje, emri i tij ishte aq i lakuar për Policinë, por asnjëherë nuk linte gjurmë krimi. Por, pas shumë krimeve që i pati kryer përkundrejt pagesave shpesh të majme e në disa raste edhe për një “copë bukë”, u vu në pranga dhe për të ishte gati dosja me prova.

Shkëlzen Buçi ishte 34 vjeç kur u arrestua në vitin 2017 për një vrasje, që mbeti në tentativë. Ai kishte tentuar vrasjen e shtetasit Mishel Prela, krim për të cilin ishte paguar jo pak, por plot 80 mijë euro, por që nuk e çoi deri në fund.

Për këtë vrasje, ai është dënuar me 13 vjet burg dhe ndaj ndodhet në qeli, ku iu komunikua edhe akuza tjetër se në bashkëpunim me të atin ka vrarë motrën Eglantina Buçi, ngjarje e ndodhur në shtatorin e vitit 2012.

Në dëshminë që ka dhënë në polici, Shkëlzen Buçi ka treguar se kishte pranuar të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij.

Sipas prokurorit Adriatik Cama që hetoi çështjen në 2017, provat ishin më se të mjaftueshme për ta dënuar me 18 vjet heqje lirie Buçin, aq sa edhe kërkoi, por gjykata e uli dënimin me 5 vjet, duke lënë përfundimisht 13 vjet heqje lirie.

Por, ajo që “groposi” Buçin ishte një telefonatë e regjistruar me zërin e porositësit të vrasjes së Prelës, çka u konsiderua si prova e fajësisë, e nga e cila nuk kishte asnjë mundësie lirie për të.

Por, duket se kjo bëri që të zbardhet edhe vrasja e 8 viteve më parë, e për të cilën policia kriminale iu rikthye pas një vendimi për të marrë nën rihetim të gjitha dosjet e krimeve që deri më tani janë pa autorë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore