Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shikoni si i bën bisht pyetjes Tabaku, për 100 milionë euro tendera të Gjikurisë

Shikoni si i bën bisht pyetjes Tabaku, për 100 milionë euro

Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës disa herë ka dalë dhe ka kundërshtuar vendimet e qeverisë, duke i cilësuar ato si kapura nga oligarkët dhe nga ku mban erë korrupsioni.

Shigjetimet e opozitës kanë shkuar në adresë të disa ministrave dhe të kryeministrit Rama. Opozita bën mirë që kryen rolin e saj në denoncimet e shumta, por ajo në disa raste është treguar selektive në qëndrimet e saj kundër atyre që i cilëson si oligarkë.

Rasti më i fundit u shfaq sot në një intervistë televizive e deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila në emisionin “Breaking” ngurroi t’i përgjigjej faktit se si firma Gjikuria ka fituar mbi 100 milionë euro tendera e koncesione dhe se nuk ka ndonjë denoncim konkret të opozitës.

Tabaku zgjodhi t’i bishtnojë pyetjes së moderatores Sidorela Gjoni në emisionin “Breaking”, duke u shprehur se nuk e mban mend dot tani, se nuk e kishte listën me vete. Demokratja që shquhet për denoncimet e saj nga selia e PD-së kundër vendimeve të qeverisë dhe aferave korruptive, theksoi se nuk e njihte kompaninë, se kush qëndronte pas saj, ndërsa u mundua të theksonte se kishin rënë dakord që të flisnin për VKM e qeverisë për dhënien me koncesion të ndërtimit të pallateve për qëllime të strehimit social.

Nuk e di ju për Gjikurinë, ju keni bërë ndonjë herë një denoncim? Si ka fituar tendera 100 milionë euro dhe kush qëndron nga pas?

Nuk di të them tani, se nuk mbaj mend, nuk mbaj denoncimet që ne kemi bërë gjatë këtyre në tetë vite. Unë besoj se denoncimet kanë qenë të shumta dhe nuk kanë munguar sa herë ka pasur një shkelje. Në këtë moment nuk të them dot tani një listë të të gjithë kompanive ssa herë që ne kemi denoncuar.

Megjithatë e njihni si kompani se kush qëndron pas?

Jo, unë nuk e kam idenë, nëse ju e keni informacion, ju si media mund ta bëni prezent. Unë besoj se neve po bisedonim dhe ramë dakord që të bisedonim për çështjen e VKM-së së strehimit, e besoj se arrita të përcillja informacionit e kërkuar.

Mënyra se si i shmanget Tabaku pyetjes për firmën “Gjikuria” mund ta ndiqni në videon e mëposhtme në minutën e 18-të saj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore