Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shengeni Ballkanik ndryshon emër për të bindur Kosovën, Rama: S’besoj se do ndryshojë gjë

Shengeni Ballkanik ndryshon emër për të bindur Kosovën,

Shengeni Ballkanik do të ndryshojë emër. Nisma e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mësojë emrin e ri gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Shkupit, që mbahet ditën e enjte.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin gjatë një interviste të dhënë për Top Channel nga Shkupi.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë.

Ideja e ndryshimit të emrit duket se bëhet për të ndryshuar qëndrimimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes, që janë shprehur kundër kësaj nisme, duke e cilësuar si të padobishme dhe shpenzim i kotë energjish.

Vetë Rama duke pesimist nëse ndryshimi i emrit do të sjellë ndonjë ndryshim në qasjen e këtyre tre vendeve karshi kësaj nisme.

“Unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin. Nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”, tha Rama për Top Channel.

Rama nuk komentoi deklaratat e Albin Kurtit, që përmes zyrës së shtypit të Qeverisë njoftoi se nuk ka ndryshuar mendim se kjo nismë është ide e Serbisë që nuk ka miratimin e Kosovës. Gjithsesi, Rama thotë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia duhet të ecin përpara dhe të “udhëheqin me forcën e shembullit”.

Kryeministri tha se janë disa vendime e marrëveshje për t’u nënshkruar, pa dhënë më shumë detaje për to. Por, sipas Financial Times marrëveshjet kanë të bëjnë me një lehtësim gradual të qarkullimit të mallrave, njerëzve dhe punëtorëve në kufijtë e tre vendeve, duke hequr disa kufizime dhe reduktuar burokracitë.

Në Forumin Ekonomik të Shkupit do të marrin pjesë mbi 300 komani nga të tre vendet, por edhe shtete të tjera te rajonit që nuk janë pjesëmarrëse të nismës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore