Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

SHBA shpall “non grata” njeriun që bullgarizoi 2 mijë shqiptarë

SHBA shpall “non grata” njeriun që bullgarizoi 2 mijë

Mes zyrtarëve që Departamenti i Shtetit shpalli “non grata” në Bullgari janë edhe emrat e personave “përgjegjës” për bërjen shtetas bullgarë të 1900 shqiptarëve. Ata janë shtetasit Petar Haralampiev, drejtor i Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm i kësaj Agjencie.

Aksioni që shkatërroi grupin e “falsifikatorëve të pasaportave” u ndërmor në 2018-2019. Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në Sofje, Kyustendil dhe Pleven u fillua pas katër muajsh hetime në emër të Prokurorisë Speciale, e cila përqendrohet në rastet e korrupsionit të profilit të lartë.

Midis të dyshuarve të lënë të paraburgim ishte edhe drejtori i asaj kohe Agjencisë Shtetërore Bullgare për Bullgarët Jashtë Vendit, SABA, Petar Haralampiev.

Të arrestuar gjithashtu ishin edhe disa nga stafi i SABA-s, si dhe ndërmjetës të cilët dyshohet se u kërkuan njerëzve nga Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Moldavia, të cilët nuk kishin rrënjë bullgare, të paguanin ryshfet për të marrë një certifikatë që njeh origjinën e tyre bullgare.

Kjo certifikatë është dokumenti i parë i nevojshëm në rrugën për marrjen e shtetësisë bullgare, por kriteret për atë që përbën trashëgiminë bullgare nuk janë tepër të paqarta.

Deri në qershor të vitit 2018, rreth 18,000 njerëz kryesisht nga Maqedonia (10,252), Ukraina, Shqipëria Serbia dhe Moldavia morën këto certifikata dhe u bënë bullgarë edhe me pasaportë.

Edhe pse raportet e medias dhe hetimet për skemat e dyshuara korruptive për “të shitur” dokumentet e trashëgimisë bullgare janë publikuar prej vitesh, arsyeja më e mundshme pas hetimit ishte një thirrje nga Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në qershor për krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar dhënien e pasaportave bullgare për 114 kriminelë që kërkoheshin në nivel ndërkombëtar nga Interpoli.

Haralampiev u bë i njohur në kohën e emërimit të tij, kur u shfaq një postim i tij në Facebook, ku mbante veshur një bluzë “Wehrmacht”. Edhe pse ai u shpreh se i referohej një bande muzikore rroku, emri është gjithashtu ai që përdorej nga ushtria e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore