Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

SHBA 'merr në dorë' 25 prillin, ekspertët amerikanë trajnojnë SPAK-un për krimet zgjedhore

SHBA 'merr në dorë' 25 prillin, ekspertët

Për herë të parë në Shqipëri, korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jetë nën juridiksionin e SPAK.

Teksa na ndan më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, SPAK dhe SHBA kanë intensifikuar bashkëpunimin, për garantimin e votimeve të lira dhe për të shmangur krimet zgjedhore.

Dy ekspertë të lartë nga SHBA kanë trajnuar prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK, duke ofruar praktikat më të sofistikuara për zbulimin e krimeve zgjedhore.

“Për të ndihmuar Shqipërinë në ruajtjen e integritetit në zgjedhje, Këshilltari i Lartë i OPDAT Kundër Korrupsionit Ndërkombëtar, Constantine Soupious dhe Drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë, drejtuan dje një trajnim për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.

Instruktorët amerikanë diskutuan me SPAK praktikat më të mira, llojet e krimeve zgjedhore, etikën e përfshirë, mënyrën e ruajtjes së pavarësisë, përfshirjet në media në lidhje me pretendimet për mashtrim dhe ndryshimin midis gabimeve në administrimin e procesit dhe krimeve të vërteta.”, njofton ambasada amerikane.

Test për drejtësinë e re

Ky trajnim vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe për drejtësinë e re, pasi kjo është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e SPAK-ut.

Kush është eksperti amerikan për vjedhen dhe blerjen e votave

Përpara marrjes së detyrave të tij për krimet zgjedhore, Pilger është marrë drejtpërdrejtë me hetimet, ndjekjet penale dhe apelimet në të gjithë spektrin e çështjeve të korrupsionit publik në të gjitha nivelet dhe në të gjitha degët e qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore, Richard Pilger ka marrë çmime të shumta për ndjekjet e tij penale të korrupsionit, përfshirë Çmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbim të Shquar dhe Çmimin e Ndihmësit të Prokurorit të Përgjithshëm për Mbrojtje të Shquar në Gjyq./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore