Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

SHBA bllokon pasuritë e personave "non grata" dhe të korruptuarve në Shqipëri

SHBA bllokon pasuritë e personave "non grata" dhe të

Personave të përfshirë në afera korruptive madhore në vendet e Ballkanit Perëndimor do t’u sekuestrohen pasuritë që kanë, ose mund të vënë në të ardhmen në SHBA, apo institucione amerikane jashtë territorit të SHBA.

Ky është urdhri i fundit i nxjerrë nga Presidenti Joe Biden.

“Të gjitha pronat dhe interesat që janë në SHBA, që hyjnë në të ardhmen në SHBA, apo që janë ose mund të bien në zotërimin, apo kontrollin e një shtetasi amerikan bllokohen menjëherë dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen, apo çdo formë tjetër marrëveshje për të gjithë personat e përcaktuar nga Sekretari i Thesarit në konsultim me Sekretarin e Shtetit”, thuhet në urdhrin e Presidentit Biden.

Presidenti amerikan ka amenduar një vendim të 2001, që deri më tani përfshinte vetëm personat e akuzuar për krime lufte, ose që SHBA kishte vlerësuar si kërcënim për sigurinë dhe interesat e saj. Me ndryshimet e reja përfshihen edhe personat e shpallur non grata në SHBA me akuzat që lidhen me korrupsionin.

“...që janë përgjegjës, apo bashkëpunëtorë, që janë angazhuar direkt, apo indirekt në afera korruptive në Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, ose të lidhur me qeverisjen në Ballkanin Perëndimor, si keqpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për fitime personale, apo qëllime politike, apo për rryshfet”, thuhet në përcaktimin e ri.

Subjekte të këtij vendimi janë edhe personat që mund të vlerësohen si përgjegjës, ose bashkëpunëtorë direkt, apo indirekt në veprime e vendime që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të cdo zone, apo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Sipas urdhrit, Sekretari i Thesarit në konsultim me Sekretarin e Shtetit autorizohet për të ndërmarrë veprime të tilla, duke përfshirë shpalljen e rregullave dhe rregulloreve. Të gjithë departamentet ekzekutive dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar këtë urdhër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore