Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Serbia votoi pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Jeremiç: Pakujdesi ekstreme! Tirana do ta shfrytëzojë për Kosovën

Serbia votoi pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit,

Serbia ishte njëra nga 175 vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që votuan pro kandidaturës së Shqipërisë për një prej karrigeve jo të përhershme të rrethit të ngushtë me 15 anëtarë të Këshillit e Sigurimit të kësaj organizate.

Tashmë në Beograd ngrihen pikëpyetjet në lidhje me këtë votë pro dhe ai që kërkon shpjegime nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili gjithashtu ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga shtatori 2012 deri në shtator të 2013.

“Më 11 qershor Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitin 2022-2023 edhe me votën e Serbisë. Anëtarësia në Këshillin e Sigurimit ofron një sërë privilegjesh. Dikush mund të pyesë po pastaj se u zgjodh Shqipëria, kur ne kemi Rusinë dhe Kinën atje që vendosin veto”, deklaroi Jeremiç në një intervistë televizive për mediat në Beograd.

Por, sipas diplomatit serb kjo zgjedhje nuk duhet nënvlerësuar, duke thënë se Shqipëria mund ta përdorë votën e saj në KS për të fituar mbështetjen e vendeve të treta për axhendën që ka në rajon.

“Do të ketë plotë çështje të tjera në axhendën e Këshillit të Sigurimit që do të jenë me rëndësi për vende të treta ku nuk do të ketë veto, por do të ketë rivotim dhe vota e Shqipërisë do të ketë një rëndësi ekstreme. Këtu, Shqipëria mund të shkëmbejë votën mbështetëse për një vend të tretë në këmbim të mbështetjes për axhendën e që ka në rajonin tonë”, vijoi Jeremiç.

Jeremiç solli si shembull përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, që sipas tij me zgjedhjen e Shqipërisë në KS rrisin shumë shanset që të ndodhë në votimin e radhës.

“Mbështetja e Serbisë për Shqipërinë si anëtare e Këshillit të Sigurimit, më e paktë ishte një hap pakujdesie ekstreme dhe askush nuk e ka pyetur Presidentin se përse e mbështetëm”, deklaroi ai.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Jeremiç mbështet Vuçiçin kur thotë se fuqitë perëndimore nuk do të heqin kurrë dorë nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore