
Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuzon shqiptarët për ngjarjet e 2003
Serbët ndërmarrin një tjetër hap për të sulmuar Kosovën, ndërkohë që udhëheqësit e saj janë në Hagë për krime ndaj njerëzimit.
Në bashkëpunim me një grup komikësh e gazetarësh italianë që janë filoserbë, një grup serbësh kanë publikuar një album me fummetti, që i kushtohet trazirave të vitit 2004 në Kosovë.
Në këtë botim, në mënyrë agresive sulmohen shqiptarët si barbarë që kanë masakruar serbët e Kosovës.
Edhe pse tashmë është e qartë se ajo çka ndodhi në 2004 ishte një fushatë tipike e shërbimeve secrete serbe e ruse, Beogradi po vijon me viktimizimin e serbëve, për të ndërmarrë një hap të radhës kundër shqiptarëve.
Botimi quhet “Mirëseerdhët në Kosovë” që është publikuar si karikaturë e banerit publiçitar të Coca Cola-s, duke sulmuar në mënyrë të hapur amerikanët.
Ndërkaq, në fotot dhe diçiturat që shoqërojnë jepen fakte të paqena, ku njerëz djegin kishat dhe shkatërrojnë simbolet e kultit.
Në Kosovë, objektet serbe të kultit nuk janë shkatërruar për qindra vjet, madje janë ruajtur nga Shqiptarët.
Ngjarjet e vitit 2004 ishin një mizanskenë e sajuar dhe montuar nga shërbimet secrete serbe, siç ndodhi me masakrën e “Panda”s, e cila u zbërthye pak kohë më parë nga emisioni “Top Story” në Top Channel.
Botimi "Mirësevini në Kosovë", është botuar vitin e kaluar nga shtëpia botuese franceze "Roche", ndërsa sot është shpërndarë në një përkthim serb të botuar nga shtëpia botuese "System Comics".
Botimi është përgatitur nga Skenari u shkrua nga Simona Mogavino, një gazetare e njohur për qëndrimet e saj filoserbe së bashku me Nikola Mirkoviç me grafikën e Giuseppe Quattrochi.
Fabula e botimit është fati i një të riu që kthehet në Kosovë për funeralin e babait të tij pikërisht në kohën e ngjarjeve të marsit 2004.
Në shkrimin që është botuar nga gazeta serbe Glas, theksohet se “për ngjarjet kryesore të serbëve në Kosovë janë të huajt që shkruajnë për ne”. Që në fakt nuk është e vërteta; ngaqë edhe mbështetja financiare është bërë nga qeveria serbe që ka paguar autorët dhe shtëpinë botuese franceze që e ka publikuar dhe shpërndarjen e marketingun.
Botimi "Mirësevini në Kosovë" u publikua edhe në kanalin e famshëm Francez 5, pas pagesës së marketingut nga qeveria serbe.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >