
Serbët e Kosovës ankohen tek rusët: Kosova ka marrë yrysh nga letra e Biden, po na manipulojnë zgjedhjet!
Serbët e Kosovës kanë kontestuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vendosur që shumica në komisionet e qendrave të votimit janë shqiptarë.
Në fakt kundërshtimi i serbëve nuk ka sens, pasi komisionet përfaqësojnë partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Dhe shumica e partive janë shqiptare. Por përfaqësuesit e serbëve në veri, janë ankuar në median e Kremlinit Sputnik, se shqiptarët e Kosovës po bëhen gati të manipulojnë zgjedhjet në zonat serbe.
Goran Petronijeviç, një ish-gjykatës në kohën e Milosheviçit dhe sot avokat dhe aktivist i Listës Serbe, thekson për Sputnik se emërimi i 4 shqiptarëve në komisione është i parregullt.
"Deri më tani, kjo është bërë në mënyrë të tillë që kur ka një përfaqësim më të lartë të serbëve, përqindja e përfaqësimit të popullatës serbe në raport me grupet e tjera etnike respektohet pak a shumë, megjithatë, urdhri i dhënë tani është krejtësisht jologjik dhe prish procesin parazgjedhor”, tha Petronijeviç.
Argumenti i tij është se veriu është fituar nga lista Serbe ndaj ajo duhet të ketë shumicën në Komision. "Duke pasur parasysh rezultatet e mëparshme të zgjedhjeve, strukturën etnike, dhe ligjet e vlefshme në Kosovë, si dhe rekomandimet e OSBE-së, ata duhej të miratonin propozimin e Komisionit Komunal, i cili u votua dhe u nënshkrua nga të gjithë anëtarët, përfshirë serbët dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e komisioneve komunale të zgjedhjeve," pretendon Petronijeviç.
I cili shkon edhe më tej, kur akuzon krerët e Kosovës që kanë marrë yrysh nga letra e Bidenit për Vuçiçin.
"Kjo mund të jetë një përpjekje për të shtyrë disa “serbë filoshqiptarë” përmes derës së vogël, e cila mund të jetë justifikimi i tyre për zbatimin e një politike serioze dhe të vështirë që po përgatitet për popullin serb”, paralajmëron Petronijeviç. /Gazeta Shqip






Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >