
Seanca maratonë prej 14 orësh/ Kuvendi miraton marrëveshjen e projektit të Portit të Durrësit
Kuendi i Shqipërisë pas një seance maratonë që ka zgjatur mbi 14 orë, miraton projektin e Portit të Durrësit!
Bëhet me dije se projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë votimit.
Mësohet gjithashtu se parlamenti ka votuar me 77 vota pro dhe 35 kundër buxhetin 2023.
Ndërkohë bëjmë me dije se projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023 e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.
Seanca e djeshme u shoqërua me debate, ku kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori fjalën i pari dhe kërkuar që çdo deputet i Partisë Demokratike të flasë 10 minuta në lidhje me projektligjin e Portit të Durrësit.
Por kjo kërkesë nuk u pranua fillimisht. Pas rrëzimit të kërkesës, Berisha dhe deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke iu përgjigjur opozitës tha se Berisha po e bënte këtë gjë pasi është i shpallur non-grata dhe nuk do t’i lejohet as të pijë kafe në portin e ri e jo më të blejë apartamente. Berisha nga ana tjetër e akuzoi Ballën për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.
Pas debateve, maxhoranca u tërhoq duke lejuar deputetët e opozitës të flasin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit arab, Mohammed Alabbar për të ndërtuar Portin e Ri të Durrësit. Amandamentet e opozitës për ndryshimet në projektbuxhetin e vitit 2023, gjithashtu nuk u kaluan nga maxhoranca, duke përfshirë këtu akcizën e birrës, etj.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >



VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij
Historia e plotë >

ALARMANTE në Bulqizë! Ankohen banorët për ndotjen e ujit: Po helmohemi!
Historia e plotë >
Sa rriten pagat, nis nga 7% për mësuesit në 98% për deputetët
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet




"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >