Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"S'dua të kem lidhje fare me të"/ Flet në lot bashkëshorti i pastrueses që vodhi qindra mijëra € në shtëpitë në Tiranë: Djali im...

"S'dua të kem lidhje fare me të"/ Flet në lot

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi ka folur në Euronews, pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Me lot në sy ai shprehet se nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja, ndërsa shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.

Ai tha se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic.”- thotë Spartak Dobi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore