Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Samiti botëror ‘Free Iran’/ Historia dhe synimet e Muxhahedinëve

Samiti botëror ‘Free Iran’/ Historia dhe synimet e

Në sheshin e lirisë në kampin ASHFRAF në Tiranë, nga data 11 deri më 13 korrik 2021 u mbajt samiti botëror për Iranin e Lirë me mbi 50 mijë lokacione dhe 105 shtete.

Presidentja e Zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Iranit, Marjam Rajavi në fjalën e saj shënoi domosdoshmërinë për lirimin e Iranit nga regjimi i Ibrahim Raisit.

Njëkohësisht me Samitin, mijëra iranianë u grumbulluan në Portën Brandenburg të Berlinit, si dhe në 16 qytete e kryeqytete të tjera, si Paris, Uashington, Londër, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vienë, Romë, dhe Gjenevë. Këto tubime u lidhën drejtpërdrejt me samitin.

“Instalimi si president [nga Khamenei] i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vetëm frika e regjimit nga kryengritjet dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, në këtë post të lartë. Vullneti ynë dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tre koncepte. Duam të sjellim përpara drejtësisë liderin suprem të mullahëve, Ali Khamenei, presidentin e tij Ebrahim Raisi, Kryegjyqtarin Gholam-Hossein Mohseni Eje’i, dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për masakrën e 1988-ës, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Rajavi.

Maryam Rajavi i drejtoi një mesazh edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara

“E nxisim Këshillin e Sigurimit të OKB që të bëjë të mundur ndjekjen penale ndërkombëtare të Raisi-t dhe t’i kërkojë atij llogari për krime kundër njerëzimit, si dhe të mos e lejojë praninë e tij në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Regjimi i mullahëve nuk do ta braktisë kurrë përpjekjen për të zotëruar armë bërthamore, për të eksportuar terrorizmin, dhe për të nxitur luftëra në rajon. Prandaj, duke qenë kërcënimi kryesor ndaj paqes dhe sigurisë, ai duhet t’u nënshtrohet sanksioneve ndërkombëtare sipas Kreut Shtatë të Kartës së OKB. Një ekzekutues dhe torturues famëkeq me emrin Eje’i drejton pushtetin Gjyqësor, dhe një mullah gjakatar ndodhet në majë të të gjithë regjimit. Tani skuadra e kanibalëve është plotësuar. Ky kombinim flet vetë dhe nuk ka nevojë për prova të tjera për të kuptuar se regjimi është në fazën e fundit. Prandaj, në epokën e re, armiqësia midis regjimit dhe shoqërisë iraniane do të intensifikohet më shumë se kurrë më parë, ashtu siç ndodhi edhe me Shahun tashmë të rrëzuar, i cili pati deklaruar regjimin ushtarak duke emë Gjeneralin Gholamreza Az’hari si kryeministër, por rezultati i gjithë kësaj qe e kundërta e pritshmërive të tij”, u shpreh ajo.

Maryam Raxhavi rikujtoi protestat masive të të rinjëve iranian gjatë vitit 2019 duke mos iu trembur regjimit shtypës së Ibrahim Raisi.

Asetet tona janë rebelimi dhe revolta e ushtrisë së të rinjve që u derdhën nëpër rrugë në nëntor 2019. Dhe fuqia jonë vjen nga një rrjet mbarëkombëtar i Njësive të Rezistencës të cilat kanë punuar pa pushim çdo ditë të vitit, dhe në vitin 2020 e kanë dyfishuar numrin e veprimtarive dhe operacioneve të tyre krahasuar me vitin e mëparshëm, për t’i thyer zinxhirët e represionit”, kujtoi ajo.

Rezistenca Iraniane mbron me një plan të qartë të drejtën e autonomisë për të gjitha minoritetet etnike të shtypura, brenda kuadrit të unitetit dhe integritetit territorial të Iranit, dhe mban lart flamurin e marrëdhënieve të drejta bazuar në respektin për pavarësinë, sovranitetin kombëtar, dhe për interesat e ndërsjellta me fqinjët e saj dhe me botën.

Njëkohësisht me Samitin, mijëra iranianë u grumbulluan në Portën Brandenburg të Berlinit, si dhe në 16 qytete e kryeqytete të tjera, si Paris, Uashington, Londër, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vienë, Romë, dhe Gjenevë. Këto tubime u lidhën drejtpërdrejt me samitin.

Sekretari amerikan i Shtetit deri në filli të vitit 2021 Mike Pompeo, i cili gjatë karrierës së tij ka mbështetur Muxhahedinët u shpreh se populli i Iranit meriton të ketë një republikë laike.

"Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit. Duhet ta mbështesim popullin iranian me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik. Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, deomkratike dhe jo-bërthamore”, tha ai.

Kryeministri aktual i Sllovenisë Janes Janza theksoi se gjërat duhet të ndryshojnë dhe se nuk duhet harruar masakra e vitit 1988.

“Për gati 33 vjet, bota i ka harruar 30,000 të burgosurit politikë që ranë viktimë gjatë masakrës së 1988-ës. Kjo situatë duhet të ndryshojë”, deklaroi ai.
Senatori Amerikan i shtetit të Konektikatit, Joe Liberman u bashkua gjithashtu në këtë samit dhe tha se zgjidhja është vetëm një!

“Ka vetëm një zgjidhje të mbetur që do të funksionojë dhe kjo është ndryshimi i regjimit në iran. Gjithcka tjetër është provuar”, tha Lieberman.

Ish kryeministri belg Gai Verhofstad u shpreh se nuk duhet të ketë askush pritshmëri që Irani të jetë i hapur ndaj vlerave demokratike të perëndimit.

“Ne nuk duhet të presim që irani të hapet ndaj perëndimit. Raisi në fakt i urren vlerat tona demokratike dhe le të mos harrojmë që ai është nën sanksionet amerikane për një të shkuar që përfshin edhe vrasjet pa gjyq të mijëra të burgosurve politikë”, u shpreh ai.

Ish Këshilltari për sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton mbajti të njëjtën linjë qëndrimi me parafolësit e tij

“Politika jonë e deklaruar dhe objektivi i deklaruar duhet të jetë rrëzimi i regjimit të Mullahëve dhe zëvendësimi i tij me një qeveri të zgjedhur nga populli iranian”, tha Bolton.

Kryebashkiaku i Nju Jork nga 1994 deri në vitin 2001 u shpreh se vendimet e liderit ekstremist islamik të Iranit Ajatollah Komeini tregojnë se regjimi është në kolaps.

“Zgjedhja e bërë nga Ajatollaju, në shumë mënyra, për mua tregon vetëm se sa i brishtë është regjimi i tij dhe sa pranë është kolapsi i këtij regjimi”, tha Giuliani.

Edhe ish kryeministri i Italisë, Mateo Renzi u shpreh se e ardhmja e Iranit është drejt komunitetit ndërkombëtar.

“Pa një mesazh të qartë të refuzimit të teokracisë dhe diktaturës në Iran do të jetë e pamundur të shkruhet një faqe lirie dhe e vlerave tona të lirisë. Ne duhet të kthehemi tek hapja e dyerve për Iranin ndaj komunitetit ndërkombëtar por e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është ndryshimi i regjimit”, u shpreh Renzi.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe përfaqësues të politikës shqiptare si Mimi KOdheli, Fatmir Mediu, Edmond Spaho, Valentina Leskaj, ish ministrja e mbrojtjes Elona Gjebrea, Orjola Pampuri Namik Kopliku e Klevis Balliu.

Pandeli Majko nga Partia Socialiste dhe Lulzim Basha nga Partia Demokratike shprehën mbështetjen e për Presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit Maryan Rajavi dhe folën hapur kundër regjimit dictatorial.

“Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president, Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë”, tha Majko.

“Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jo-bërthamor. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektivën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik”, deklaroi Basha.

Senatori i SHBA-ve Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Sentatit për Marrëdhëniet me Jashtë foli për zgjedhjet në Iran duke i konsideruar ato farsë.

“Raisi fitoi një farsë zgjedhjesh ... në të cilën shumica e votuesve të ligjshëm shprehën neverinë e tyre duke mos e hedhur votën në zgjedhje… Kjo është një tjetër akuzë për udhëheqjen e Khamenei-t, i cili përgatit terrenin në favor të një presidenti që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në zhdukjet me forcë dhe vrasjet e paligjshme të mijëra disidentëve iranianë në 1988-ën”, tha ai.

Anëtarët e ASHRAF kanë kompozuar këngë me tekste të bashkatdhetarëve të tyre të cilët ua dërgojnë në fshehtësi dhe i ridërgojnë në Iran për të përcjell frymën e lirisë.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë jo për banorët e kampeve të ASHRAF dhe mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit por mbi të gjitha për iranianët që nuk kanë mundur të largohen drejt perëndimit. Janë pikërisht ata që vuajnë çdo ditë nën regjimin e ashpër islamik në varfëri ekstreme që e kërkojnë më shumë se kushdo rënien e pushtetit aktual për të bërë të mundur jetesën në një republikë demokratike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore