Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Sali e kalon dot oqeanin”/ Çfarë deklaronte Rama për ish-kryeministrin dhe reagimi i Berishës para shpalljes  “Non Grata”

“Sali e kalon dot oqeanin”/ Çfarë deklaronte Rama

Shpallja si i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara për Sali Berishën dhe familjarët e tij ishte diçka që flitej dhe aludohej, sidomos nga kundërshtarët e tij politikë.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht “non grata” nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, në një lajm që duket se do të trazojë sërish ujërat në politikën shqiptare.

Ky lajm kishte kohë që flitej nën zë, e madje vetë ish-kryeministri Berisha ishte pyetur publikisht nëse i ishte refuzuar viza për në SHBA, pas insinuatave që bëri në Kuvend kryeministri Edi Rama. Por duket se një informacion të tillë, kryeministri Edi Rama e ka pasur një lloj informacioni në lidhje më këtë që vitin 2019. Në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: "Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?"

Sali ti më bëre një pyetje direkte për bashkëshorten time dhe po te jap një përgjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju, ti me DASH e kapërcen dot oqeanin Sali?Nëse nuk do e japësh je i mirëkuptuar është shumë i gjerë dhe e i thellë ai oqean Sali, ti mendove se do ta kalosh detin po oqeani nuk është Valbona ku ti i dhe lejet për HEC dhe fshihesh si skuth, se je ti që e shkatërrove dhe tropojanëve nuk ke fytyrë të dalësh përpara. Sali unë e di që më do në thelb, dhe më sheh edhe fizikisht, u skuqe, u zverdhe, tani na thuaj ti burri që can malet e kapërcen detet, a e kapërcen dot oqeanin?”– thoshte Rama.

Si kundër përgjigje ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit, tha se ka marrë shumë ftesa nga SHBA, por i ka refuzuar sepse ka vendosur që të mos shkojë më jashtë shtetit.

PJESË NGA INTERVISTA E 2019-tës:

Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar detyrë deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në asnjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë.

E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjetrën.

Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?

Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi (Donald Lu), ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.

Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?

Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë kërkesë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore