Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Sa do t’u kushtojë shqiptarëve “Këshillimi”? Qeveria zbulon shifrat

Sa do t’u kushtojë shqiptarëve “Këshillimi”?

Procesi i Këshillimit Kombëtar, të nisur nga ana e Qeverisë me 12 pyetjet e para do të kushtojë 250 milionë lek të vjetra.

Shifra del nga një vendim i Qeverisë për shtesë fondesh për Agjencinë e Bashkqeverisjes dhe për Institutin e Statistikave.

Për Agjencinë e Bashkëqeverisjes shtohet fondi prej 197 milionë lekësh të vjetra. Shifra ndahet në dy zëra. I pari, prej 150 mln lekësh shkon për fushatën promovuese të informimit publik për programin e këshillimit, përmes reklamimit në mediat audivizive dhe të shkruara, elektronike dhe rrjetet sociale.

Shifra prej 47 milionë lekësh do të shkojë për realizimin e materialeve promocionale në sheshe dhe ambiente të tjera publike, ku kryhet procesi i plotësimit të pyetësorit gjatë gjithë këshillimit.

Për Institutin e Statistikave është vënë në dispozicion shuma prej 53 milionë lekësh të vjetra për digjitalizimin e të dhënave që do të përfitohen nga Këshillimi Kombëtar.

Paratë për këtë proces do të sigurohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. / Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore