Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rritja e pagës 40 %  për mjekët, Stroni flet për Shqip: Sindikata kërkon vlerësim sipas gradës e vështirësisë

Rritja e pagës 40 %  për mjekët, Stroni flet për

Rritja e pagës 40 për qind në sektorin e shëndetësisë, e lajmëruar sot nga kryeministri Edi Rama nuk i ka gjetur entuziastë përfaqësuesit e sindikatës së mjekëve.

Në një prononcim për gazetën “Shqip”, kreu i saj, doktor Gent Stroni i spitalit Infektiv në QSUT thotë se kjo rritje duhet parë se si do të përkthehet në kategoritë e ndryshme të punonjësve të sistemit shëndetësor.

“Ne nuk e dimë se si do të zbatohet në praktikë ky vendim. Duhet të na thuhet nëse paga e një profesori në QSUT do të ketë dallim me atë të nxënësit të tij mjek. Nëse paga e një mjeku në spital do të ndryshojë nga ajo e një mjeku në sistemin parësor. Nëse paga e një mjeku në QSUT do të jetë e njëjtë me atë të kolegut të tij në një spital rajonal. Këtë duam të shohim, sepse për ne është e rëndësishme një rivlerësim në hierarkinë e pagave”, tha Stroni.

Sipas përfaqësuesit të sindikatës së mjekëve, pagat e ulëta që aplikohen në sistemin shëndetësor janë shkaku kryesor i largimit jashtë shtetit të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Një rast i paprecedentë është ai i reanimatorit që për 5 vite me radhë mungon në qendrën më të madhe spitalore universitare në vend.

“Është për të ardhur keq që prej 5 vitesh, në QSUT mungon reanimatori pasi çdo vit nuk aplikohet për këtë vend pune që ka mbetur bosh. Të gjithë të rinjtë e diplomuar nuk kanë asnjë dilemë por aplikojnë për punë jashtë shtetit pikërisht nga paga e vogël. Kjo është për të ardhur keq”, tha kreu i sindikatës së Mjekëve.

Stroni tha se nëse kjo rritje e pagës 40 % nuk do të shpërndahet sipas kërkesës që ka paraqitur sindikata, atëherë largimi i bluzave të bardha jashtë vendit është i pashmangshëm e nuk  do të ndalet.

Stroni dhe një pjesë e përfaqësuesve të sindikatës së Mjekëve zhvilluan disa ditë më parë një takim në kryeministri ku u paraqitën disa kërkesa, ku ndër to ishte dhe rritja e pagave dhe krijiimi i kushteteve të punonjësve të personelit shëndetësor. Në takimin me ministren Manastirlu, ku gjithesj janë zhvilluar dy të tilla, është rënë dakord që të punohet me grupet e punës për shqyrtuar çështjet e ngritura nga kjo sindikatë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore