Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Rritet sërish nafta/ Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve

Rritet sërish nafta/ Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord pasi Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja.

Kështu, nafta me pakicë të shitet me 265 lekë litri, nga 258 lekë që ishte më parë. Për benzinën është vendosur çmimi 241 lekë për litër, teksa gazi ka rënë me 4 lekë, ku është vendosur çmimi 86 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore