Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po ndodh me të shumëkërkuarin

Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale?

Të afërmit e Ervis Martinaj, u shfaqën papritur në polici ditën e some për të kallzuar zhdukej e të shumëkërkuarit.

Ka qenë xhaxhai i tij, Faik Martinaj, babai i Brilant Martinajt, të vrarë javë më parë në atentatin e bujshëm, që bëri denoncimin në polici. 

Humbja e kontakteve prej tre ditësh me Ervis Martinajn bëri familjen e tij të shqetësohet dhe të shkojë në polici pasi dyshohet për një rrëmbim të të shumëkërkuarit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një skenar të mirërealizuar apo ngjarje të vërtetë. 

Ervis Martinaj është një person në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK. Të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar, sigurisht që ka praktika të ndryshme kur persona që janë në konflikt me ligjin apo kanë konflikte të mundshme mund të inskenojnë ngjarje të tilla, por nga ana tjetër mund të ekzistojë rreziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekzekutuar. Pra, janë të gjitha të hapura këto histori.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.

Faik Martinaj pretendon se ai vetë dhe familjarët nuk kishin kontakte direkte, por nga informacioni që kanë marrë nga miqtë e Ervis Martinaj, kanë mësuar se ai ka humbur çdo kontakt dhe janë të shqetësuar për jetën e tij.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore