Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rindërtimi kaotik e pa dokumente / KLSh "nuk gjen" dot koston: Ministria pa projekte

Rindërtimi kaotik e pa dokumente / KLSh "nuk gjen" dot koston:

Dy ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin për Shqipërinë, ku ndër të tjera i kërkonte Kontrollit të Lartë të Shtetit që të publikojë raportet e auditimit në sektorët e rindërtimit dhe pandemisë, ky i fundit ka reaguar.

KLSh ka publikuar që të dyja raportet, ku për rindërtimin gjetjet e audituesve janë me doza të forta kritike, ndonëse të shprehura me gjuhën e zbutur institucionale. Raporti thotë se ka një mungesë të theksuar në transparencën, mungesë dokumentacionesh, ose mosruajtje të tyre.

“Veprimtaria e MSHR-së për ndjekjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit ka shfaqur mangësi në drejtim të dokumentimit të saj Mungon në mënyrë të dokumentuar evidentimi i burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre”, thotë KLSh.

Ministria e Rindërtimi, si organi mbikëqyrës i këtij procesi dhe menaxhues i parave, sipas raportit nuk e ka të përqëndruar punën e saj të thelbi i rindërtimit, por te detyrat sipërfaqësore, me raportime sipërfaqësore që lidhen kryesisht me ecurinë e procesit të rindërtimit. Gjithashtu, vërehet se nuk është ndjekur e dokumentuar siç duhet as procesi i strehimit të personave që mbetën të pastrehë nga tërmeti.

“Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë nuk është dokumentuar plotësisht. Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për strukturat e posaçme, të ngritura me ligj apo vendim, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti është karakterizuar nga rutina e përditshme, pa e dokumentuar atë plotësisht”, thotë raporti.

Janë vërejtur edhe informacione gjysmake në lidhje me donacionet e dhëna nga organizatat shtetërore, organizmat e tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Pasi thekson se për procesin e rindërtimit në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel më 17 shkurt të 2020-s u siguruan mbi 1.1 miliardë euro, konstatohet se nga ana e Ministrit të Shtetit nuk ka të dokumentuar të jenë përgatitur dhe propozuar projekte, të përgjithshme e të veçanta, që të ishin pjesë e programeve të procesit të rindërtimit, si dhe nuk ka të dokumentuar kërkesa për mbështetje të specializuar njerëzore.

Auditimi zbulon se nga marrëveshjet me donatorët, që kalojnë nëpërmjet buxhetit të shtetit, rezultojnë të nënshkruara me marrëveshje gjatë periudhës nën auditim, pra nga janari i 2020 deri në 30 prill të 2021 rreth 205 milionë euro, 76 milionë dollarë dhe 17 milionë lek.

Përveç donacioneve, Shqipëria ka marrë kredi të buta nga Italia me vlerën 90 milion lekë në sektorin e Emergjencave Civile, si dhe nga Banka Europiane e Investimeve në vlerën 100 milion lekë, për objekte publike/strehim social. Por, këto para nuk janë shpenzuar në projekte të përgjithshme, apo të veçanta të përgatitura nga Ministria e Rindërtimit, të paktën jo në dokumentacione.

“Nga sa më sipër konstatohet se nga ana e Ministrit të Shtetit nuk ka të dokumentuar të jenë përgatitur dhe propozuar projekte, të përgjithshme e të veçanta, që të ishin pjesë e programeve të procesit të rindërtimit, si dhe nuk ka të dokumentuar kërkesa për mbështetje të specializuar njerëzore”, deklaron KLSh. / Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore