Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rikthehet “30 qershori”:  Çfarë sjell hyrja në lojë e Metës, me Bashën kundër Ramës

Rikthehet “30 qershori”:  Çfarë sjell hyrja në

Ilir Meta ka zbritur fuqishëm në fushën e betejës me Edi Ramën, duke ftuar Lulzim Bashën në një qëndrim të përbashkët politik për ta detyruar kryeministrin të zmbrapset pas përpjekjes për të hapur listat dhe penguar koalicionin “tren” që ka parashikuar aleanca PD-LSI.

Presidenti, ka hyrë në lojë, natyrisht me të gjithë fuqitë e tij për të ndërhyrë në proces jo vetëm politikisht, por me mekanizmat që institucioni i tij ka në dorë.

Ekzaktësisht, si një vit më parë, kur tentoi të ndalojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kur ndërmori vendimin fatal, pra ç’dekretimin e zgjedhjeve, por që nuk ndaloi dot votimet për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Ngjashmërisht si një vit më parë, kur Meta e Basha i bën presion Edi Ramës që me djegien e mandateve, protestat e dhunshme për tu tërhequr nga zgjedhjet pa dhënë dorëheqjen e ç’ka çoi një përplasjen finale, ku vulën e vunë ndërkombëtarët, të cilët kundërshtuan thuajse të gjithë aksionin politik të opozitës.

Si atëherë, jemi ende në fazën e presionit: opozita ka bërë të ditur se do të protestojë kundër asaj që e quan “rrëzim të 5 qershorit”, kurse Meta natyrisht si president do të bëjë hapat e tij. Të cilët i paralajmëroi që në deklaratën e djeshme.

Pra padyshim që nuk do të dekretojë ndryshimet Kushtetuese, me argumentin e përmendur që vetëm 82 deputetë janë legjitim në Kuvend. E nëse mazhoranca e fut sërish në diskutim, sipas gjasave do ta çojë në Kushtetuese; duke shtuar kapicën që është bërë në tryezën e institucionit që interpreton ligjin themeltar të shtetit, e pa ngritur ende, që nga 30 qershori i vitit të shkuar.

Por mazhoranca mban “ngrehur” instrumentin e shkarkimit të Presidentit, për të cilin duhet të votojë përpara 30 korrikut, së bashku me ndryshimet kushtetuese që kaluan dje në Këshillin e Legjislacionit.

Pra realisht, Rama e Meta po negociojnë në distancë.

Thirrja e Lulzim Bashës në tryezën e Presidentit, është realisht një përfshirje e tij në këtë negociatë, në mënyrë që të mos e lërë kreun e PD-së që të bisedojë më vete me Edi Ramën siç ndodhi më 17 maj 2017.

Në dy çështjet që janë në lojë: listat e hapura dhe “koalicioni- tren”, natyrisht që ka gjasa që dikush të tërhiqet nga njëri opsion e të lërë tjetrën. Opozita edhe pse nuk i pëlqen version i hapjes së listave, më shumë është kundër çështjes së koalicioneve.

Në variantin aktual,siç u miratua dje, koalicionet lejohen si listë elektorale e përbashkët dhe jo lista të ndara brenda një koalicioni, opozita PD-LSI dëmtohet më shumë, ndaj ky është objekti i luftës së saj, më shumë sesa listat e hapura.

Rama, nga ana e tij i ka bërë të ditur opozitës se nuk mund të negociojë “I dua të gjitha”, duke i bërë të ditur se i dha Kodin Zgjedhor siç i deshi vetë, ndaj edhe duhet të bëjë koncensione. Basha, siç duket nga pozita aktuale është shtrënguar që të luajë fort për sa më shumë, pasi s’ka asgjë për të humbur. E vetmja gjë që mund të dëmtojë kreun e PD-së është nëse merr vendim final për të bojkotuar sërish zgjedhjet dhe ata zhvillohen siç u bë më 30 qershor.

Por kësaj radhe, opozita ka amerikanët dhe BE me vete, të paktën për pjesën e marrëveshjes së 5 qershorit.

Natyrisht që Basha nuk do të shpallë që tani bojkotimin e zgjedhjeve, ka kohë për vendimin final, pasi edhe PD ka ngritur strukturat për të zgjedhur kandidatët.

Kreu i PD-së, sipas të gjitha gjasave, pas kontaktit të vazhdueshëm që ka ndërtuar me SHBA e BE pret nga ata sinjalin real se çfarë do të bëjë.

Me një fjalë jemi brenda një shahu ku secili po bën lëvizjen e tij. Të mbikqyrur fort nga ndërkombëtarët për të mos shkelur vijat e kuqe, për të cilat kërcënoi Edi Paloka, por që nuk patën një vijim të diskursit opozitar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore