Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Resorti “Montrelux” u ndërtua pa leje, me dokumente false dhe zyrtarët shpërdoruan detyrën. Prokuroria: Po hetojmë Arben Relin!

Resorti “Montrelux” u ndërtua pa leje, me dokumente false dhe

Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh! Këto janë disa nga veprat penale që janë regjistruar nga Prokuroria e Korçës për ndërtimet pa leje pas vitit 2017 të resortit “Montrelux”.

Autori i dyshuar është Arben Reli, një nga ortakët e resortit “Morava Resort”, i cili duke anashkaluar ortakun tjetër, Sefedin Bajraktari, mbivendosi bizneset dhe me procedura të dyshimta ndërtoi pa leje në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në “sytë” e të gjithë zyrtarëve lokalë dhe qendrorë, z. Reli bëri disa deklarata punimesh të brendshme dhe fasadash në atë resort, por në fakt ai ngriti themele, mure, hodhi beton dhe ndërtoi çati. Madje, të gjitha pa leje të organeve kompetente.

Në muajin korrik 2020, emisioni “Fiks Fare” investigoi të gjitha procedurat, ku faktoi me zë dhe figurë këto ndërtime. Madje, edhe në momentin e xhirimit, në atë pikë po ndërtohej.

IMT Korçë: Ndërtimet pa leje!

Gazeta “Shqip” ka mësuar se, menjëherë pas investigimit, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Korçë, ka shkuar në terren dhe ka verifikuar nëse ka apo jo ndërtime pa leje. Në resort ka shkuar kryeinspektori Idlir Limllari, i cili ka bërë edhe një akt konstatimi.

Sipas dokumenteve nga Bashkia Korçë, subjekti "Morava Resort" ka bërë tre deklarata për kryerje punimesh. Sipas Limllarit, nga verifikimet që ka bërë inspektori ka rezultuar se punimet janë bërë në kapërcim të këtyre deklaratave.

Në raport janë shënuar që janë bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente. Por, për shkak të organikës së këtij inspektoriati, nuk është bërë një raport ligjor, pasi aktualisht IMT Korçë ka vetëm 1 inspektor. Sipas Limllarit, për të mbajtur një raport që të përdoret ligjerisht duhen të paktën 2 inspektorë.

"Me kushtet që jemi aktualisht, nuk mund të mbajmë një raport, pasi do të ishte i lehtë për tu rrëzuar në gjykatë. Ligji e përcakton qartë se duhen 2 inspektorë" thanë burimet zyrtare nga Bashkia Korçë, të cilat konfirmojnë se vendi vakant i inspektorit të dytë është që prej vitit 2013.

Resorti “Montrelux” u ndërtua pa leje, me dokumente false dhe

Prokuroria: Po hetojmë Arben Relin, rrezikon deri në 8 vjet burg

Burime nga Prokuroria e Korçës thanë për gazetën “Shqip” se hetimet për ndërtimet pa leje në “Montrelux” po hetohen me disa vepra penale. Pas transmetimit të investigimeve nga “Fiks Fare, hetuesit e kësaj akuze kanë bërë një sërë veprimesh, por çuditërisht i dyshuari kryesor, Arben Reli, po hetohet në gjendje të lirë.

Fillimisht ai u shpall në kërkim policor, ndërkohë akuza e Korçës nuk jep të dhëna se me çfarë masë po hetohet ky person. Gjithsesi, në nenin 199/a për ndërtimin e paligjshëm, në pikën 3, parashikohet se "po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”.

Pra, minimumi i burgut i këtij neni është 3 vjet heqje lirie. Prokuroria e Korçës thotë se është regjistruar procedimin penal me numër 664, të vitit 2020. Procedimi është regjistruar me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248, 186, 199/a//3, 205 të Kodit Penal. Pra, për 4 akuza. Dhe, të gjitha faktet e “Fiks Fare”, kanë bindur Prokurorinë e Korçës të regjistrojnë këtë procedim.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore