Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Reshjet e “tërbuara” i morën vëllain dhe babain, reagon vajza e mbijetuar për TRAGJEDINË: Zoti na ka tha zemrat...

Reshjet e “tërbuara” i morën vëllain dhe babain,

Reshjet e dendura të shiut ishin tragjike për familjen Rushaj në Shkodër.

Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.

Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.


Së fundmi një reagim për këtë humbje të madhe ka ardhur nga familja Rushaj, të cilët shprehen se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00.

“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ.

VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER.


PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO.” shkruan vajza.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore