Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Renditja e re/ Serbia fuqia më e fortë ushtarake në rajon, ja ku radhitet Shqipëria

Renditja e re/ Serbia fuqia më e fortë ushtarake në rajon, ja ku

Serbia është fuqia më e fortë ushtarake në Ballkanin Perëndimor dhe në nivelin global është në pozicionin e 61-të me një indeks prej 1.0063, sipas listës për vitin 2021, të botuar nga organizata Global Firepower.

Siç bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, sipas listës së vendeve në rajon, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 121-të nga 139 vende me një indeks të fuqisë ushtarake prej 4.0474, Mali i Zi në vendin e 123-të dhe Maqedonia e Veriut në të 133-të vend në botë.

Pas Serbisë, Kroacia u vendos në vendin e 63-të, e ndjekur nga Sllovenia në vendin e 88-të dhe Shqipëria në pozitën e 113-të. Sa më i lartë indeksi, aq më keq renditet vendi.

Fuqia më e fortë ushtarake botërore, sipas asaj liste, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një indeks prej 0.0718, dhe Rusia është në vendin e dytë.
Kina është në vendin e tretë, India në të katërtin, dhe Japonia është në pozitën e pestë.

Fuqia më e fortë ushtarake evropiane është Franca (pozicioni i 7-të), ndjekur nga Britania e Madhe (vendi i 8-të), Turqia e cila është e 11-ta në listë, Italia e 12-të dhe Gjermania e 15-të.

Lista u krijua bazuar në më shumë se 50 faktorë për përcaktimin e indeksit të fuqisë ushtarake. Tre faktorë përfshijnë forca specifike ushtarake, siç janë numri i ushtarëve, aeroplanëve, tankeve, fuqia financiare e shtetit dhe alokimet për qëllime mbrojtëse, kapacitetet logjistike, pozicioni gjeografik ...

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore