Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti / Qeveria shmang mediat me përgjigje të përgjithshme pa vlerë

Raporti / Qeveria shmang mediat me përgjigje të përgjithshme pa

Në Barometrin e Informimit të Pastër, të publikuar nga IREX, një organizatë jofitimprurëse specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global, Shqipëria rezulton me një total të përgjithshëm prej 22 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi pastër, apo me një sistem të qëndrueshëm informacioni.

Raporti konstaton se zbatimi i ligjit mbi të drejtën e informimit të publikut është përkeqësuar dhe se informacioni që jepet nga Qeveria ka tendencë të jetë i njëanshëm. Përgjigjet e kërkesave të gazetarëve për informacion, zyrtarët i kanë zëvendësuar me mosdhënien e përgjigjes, me dhënie të informacionit të përgjithshëm, që zakonisht nuk është shumë i vlefshëm.

Në raport thuhet se ndërsa mjedisi mediatik në vend gëzon një infrastrukturë që i plotëson nevojat, kontrolli i fakteve dhe verifikimi i informacionit së bashku me cilësinë e tij, nuk janë në të njëjtin nivel, duke çuar në përhapjen e lajmeve të rreme, veçanërisht në mediat në internet.

Efektet ekonomike të pandemisë e tkurrën tregun e reklamave edhe më shumë, duke i bërë mediat edhe më të dobëta ndaj presionit ekonomik, gjë që siç thuhet në raport mund ta ndikojë pa pavarësinë e tyre.

Sipas Barometrit ndërsa legjislacioni shqiptar në përgjithësi garanton të drejtën për liri të shprehjes e liri të shtypit, në praktikë gazetarët janë të pambrojtur dhe shpesh i nënshtrohen autocensurës. Megjithë burimet e shumta të informacionit në dispozicion, problemet me cilësinë dhe pavarësinë e tij vazhdojnë, ndërsa përqendrimi në disa duar i tregut mediatik është intensifikuar më tej sipas raportit.

Pavarësisht se ekzistojnë shumë kanale të informimit, në kuptim të qasjes dhe teknologjisë, informacioni i ofruar është rrallë cilësor, ose i pavarur. Lajmet profesionale dhe e të pavarura lidhen kryesisht me media të themeluara nga organizata të shoqërisë civile, të cilat nuk janë nën ndikim politik, ose ekonomik.

Në raport thuhet se nuk ka një shqyrtim të duhur të fakteve e verifikim të burimeve dhe se artikujt shpesh lidhen thjesht me deklaratat e politikanëve, pa ndonjë hetim të mëtejshëm. Mediat në internet shihen veçanërisht si problematike, duke pasur parasysh prirjen e tyre për të publikuar me shpejtësi lajme, pa verifikuar saktësinë e tyre, çka bën që keqinformimi të përhapet gjerësisht.

Sipas Zërit të Amerikës, raporti konstaton se në përgjithësi, gazetarët nuk i përhapin qëllimisht dezinformacionet, apo gjuhën e urrejtjes, por ndonjëherë bien pre për shkak të neglizhencës profesionale, ose presionit nga një palë e tretë.

Në raport thuhet se ngjarjet e fundit, të tilla si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia nxitën përhapjen e informacionit të pasaktë në media.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore