Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti final i ODIHR, 25 prilli i besueshëm / Strukturat e mbrojtjes së votës nga PD të paligjshme, PS shfrytëzoi pushtetin

Raporti final i ODIHR, 25 prilli i besueshëm / Strukturat e mbrojtjes

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 prillit, ku vërehet se i gjithë procesi u zhvilluar në një kuadër ligjor të favorshëm për partitë politike dhe kandidatët, pa pengesa për fushatën e tyre.

Por, ODIHR thotë se pati disa raportime të besueshme mbi fenomenin e shitblerjes së votës, që në raport cilësohet si i mbartur edhe nga zgjedhjet e shkuara.

“Raportime të besueshme të shitblerjes së votës ishin të pranishme, gjatë dhe pas fushatës elektorale. Hetime u nisën për një sërë rastesh. Këto hetime nuk u kufizuan vetëm te një parti”, thekson raporti.

Raporti cilëson si “potencialisht ilegale” strukturën e ngritur nga ana e Partisë Demokratike për mbrojtjene votës, që në një rast prodhoi një viktimë në Elbasan.

“Partia Demokratike që ka ngritur më fort shqetësimet kundër shit-blerjes së votës adoptoi metoda ndërhyrëse intensive potencialisht të jashtëligjshme për mbrojtjen e votës, që i mbrojti gjatë deklaratave publike”, thotë ODIHR.

Raporti thekson se kufiri ndarës mes partisë në pushtet dhe qeverisë u shkel, duke iu referuar aktiviteteve publike. Aty thuhet se vendimi i ndalimit të disa aktiviteteve katër muaj para zgjedhjeve nuk u respektuar dhe ministra të qeverisë dhe vetë Kryeministri u shfaqën në ceremoni inaugurimi me simbole partiake e numrin e partisë në fletën e votimit.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mirëpriten, ndonëse në raport thuhet se koha në dispozicion të KQZ-së ishte e pamjaftueshme që këto ndryshime të zbatoheshin siç duhet. Raporti rekomandon që administrata zgjedhore të depolitizohet sa më parë.

ODIHR thotë se pragu kombëtar prej 1 për qind rajonal për kandidatët dhe 1 për qind kombëtar për partitë politike duhet të rishikohet, duke hedhur dyshime se ky nivel që penalizon kandidatët e pavarur shkel parimin e barazisë së votës.

Në raport përsëriten edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe të Këshillit të Europës në lidhje me parashikimin e Kodit Zgjedhor që u mundëson kryetarëve të partive që të kandidojnë deri në katër qarqe. ODIHR propozon që ky parashikim të hiqet dhe kryetarët të kandidojnë vetëm në një qark.

Raporti mbyllet me pesë rekomandime kryesore për autoritetet shqiptare.

Së pari, korniza ligjore duhet të rishikohet për të adresuar rekomandimet e ODIHR dhe Komisionit të Venecias dhe disa paqartësi. Ndryshimet në ligj duhet të ndodhin me një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të mundësohen përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Së dyti, duhet të garantohet e drejta për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për të zbuluar si dhe kë votuan qytetari duhet të ndalohet.
Së treti, agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe sigurojnë evidence për blerjen e votës apo presionet.
Së katërti, shqipëria duhet të mbrojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon besimin publik në procesin elektoral.
Së pesti, legjislacioni duhet të rregullohet për të siguruar që media të ketë mundësi të mbulojë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve elektoralë me qëllim për të limituar përdorimin e përmbajtjes së servirur nga partitë në lajme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore