Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti i monitorimit të Kuvendit gjatë pandemisë: Nuk e kreu detyrën kushtetuese, opozita parlamentare dështoi

Raporti i monitorimit të Kuvendit gjatë pandemisë: Nuk e kreu

Një raport i plotë mbi rolin e Parlamentit gjatë pandemisë bën të ditur se legjislativi nuk e ka kryer detyrën e tij kushtetuese për të kontrolluar qeverisjen dhe institucionet në një kohë të gjatë, kur duhet të ishte në krye të punëve.

“Kuvendi krijoi përshtypjen se nuk arriti të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese në raport me kontrollin parlamentar të pushtetit ekzekutiv. Parlamenti ynë bën pjesë ndër parlamentet e vetme ku nuk pati komision hetimor / mbikëqyrës për situatën e epidemisë, nuk pati monitorim të impaktit të akteve normative dhe as interpelancë me Ministrin e shëndetësisë gjatë periudhës së gjendjes së COVID-19. Kuvendi nuk pati mocione besimi ose mosbesimi dhe as seancë të posaçme pyetjesh me kryeministrin. Shumica e akteve u shqyrtuan në komisione dhe u miratuan në seancë në një formë të tillë sa krijuan përshtypjen e miratimit formal. Vetë votimi i akteve përpara / gjatë diskutimit të tyre në seancë shkoi në funksion të kësaj teze kritike”, theksohet në raportin e Institutit të Studimeve Politike për veprimtarinë nga janari deri në korrik të Parlamentit, i cili në shumicën e kohës ka qenë nën gjendje të fatkeqësisht natyrore.

“Kuvendi miratoi një numër shumë të lartë ligjesh (115, ose dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe 2019), pati nisma të shumta ligjore nga deputetët (19 ose 46% më shumë se në të njëjtin sesion më 2018 dhe 2019), si dhe inicioi numër rekord interpelancash (19 ose më shumë se të gjitha sesionet parlamentare 2017-2019 të marra së bashku). Megjithatë sasia e akteve të miratuara, nismave dhe interpelancave la në hije standardet e konsultimit publik, cilësinë e akteve dhe në disa raste edhe përputhshmërinë me Kushtetutën e RSH”, theksohet më tej.

Duke ju rikthyer çcështjes së rivendosjes së dialogut politik me opozitën e dalë nga Parlamenti, raporti thekson ndër të tjera se: “Krijimi në janar 2020 i Këshillit Politik ndikoi në rivendosjen e dialogut politik dhe në draftimin konsensual të reformës së re zgjedhore. Fryma e dialogut e bëri sesionin parlamentar të vetmin në këtë legjislaturë, që nuk u shoqërua me protesta politike të opozitës jashtë parlamentare kundër tij. Nga ana tjetër, Këshilli Politik la në hije autoritetin e Kuvendit dhe Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ndryshimet kushtetuese lanë gjithashtu në hije dakordësinë mbi Kodin Zgjedhor.  Klasifikimi i nivelit të efikasitetit të deputetëve nuk solli ndryshime të mëdha; deputetët? Hajdari, Balla, Murrizi, Hysi u konfirmuan përsëri ndër deputetët më aktivë, kryesisht edhe prej pozitave funksionale që kanë në Kuvend. Këtij grupi iu shtua edhe deputetin Artur Roshi. Prurjet e kontestuara, kryesisht nga biznesi, rezultuan me pikë minimale efektiviteti edhe në këtë sesion. Gratë deputete ishin më cilësore sesa meshkujt në klasifikimin e efikasitetit (36 vs 32 pikë mesatare për deputet), përfundim që vjen në kontrast me perceptimin qytetar”.

Ndërkaq, duke u përqendruar tek opozita jashtëparlamentare, raporti i monitorimit 6 mujor të Kuvendit thekson se

“Për shkak të rrethanave specifike të prurjeve opozita e re në Kuvend pati vështirësi për identifikimin dhe ushtrimin e funksionit opozitar. Gjatë sesionit, 4 nga 5 grupet parlamentare votuan rregullisht aktet politike të qeverisë, përfshirë grupi i dytë më i madh i opozitës. Rreth 46 deputetë, kryesisht nga opozita e re, shënuan shifra të larta në raport me deputetët në tërësi për mungesën në votimin e akteve ose në votën abstenuese. Opozita ishte më aktive në fjalime dhe 27 deputetë, kryesisht biznesmenët deputetë, nuk regjistruan asnjë fjalim gjatë 23 seancave plenare”.

Megjithëse theksohet se Kuvendi ka rritur transparencën, nga ana tjetër bëhet e ditur se kontrolli apo monitorimi ndaj institucioneve të pavarura ka qenë thuajse formal.

“Kuvendi zgjodhi kreun e ILD dhe të KLSH, por nuk arriti të plotësojë disa vende të tjera vakante nën përgjegjësinë e tij (AMA, KD i TVSH, AD, etj). Procesi i raportimit dhe vlerësimit vjetor të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj në Kuvend u bë kryesisht formal, pa një standard të njëjtë vlerësimi dhe pa praninë e grupeve të interesit e të shoqërisë civile”.

GazetaSHqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore