Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti i KE: SPAK përmirësoi luftën kundër korrupsionit

Raporti i KE: SPAK përmirësoi luftën kundër korrupsionit

Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, përmes hetimeve dhe dënimeve, megjithëse realizimi i këtij objektivi mbetet në masë të madhe në dorë të vullnetit politik për të ndërtuar aksione të strukturuara dhe të vazhdueshme.

Kështu e vlerëson Komisionin Europian progresin në fushën e korrupsionit. KE thotë se gjatë 2020 u dërguan 413 raste korrupsioni për gjykim, nga 643 në 2019. Nga këto raste, 53 ishin të SPAK. 270 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të rangut të mesëm, ose të lartë u dënuan, nga 262 në 2019.

Raporti kujton dënimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, mes ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korruspion. “SPAK ndërmori hetime dhe procedime kriminale në disa çështje të profilit të lartë, një ish-prokuror i përgjithshëm, nëntë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, një ish-gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, një ish-zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 20 komisionerë zgjedhorë dhe një ish-ministër Mbrojtjeje”, thotë KE.

Sipas KE, zbatimi i strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit përgjithësisht është në rrugën e duhur.

“Vettingu në drejtësi po sjell rezultate në luftën kundër korrupsionit. Task Forca antikorrupsion në vitin e kaluar ka qenë pak efektive. Duhet të riaktivizohet. Impakti konkret i drejtorisë së antikorrupsionit e krijuar së fundmi në Ministrinë e Drejtësisë në hetimin dhe gjykimin e zyrtarëve të profilit të lartë të akuzuar për korrupsion mbetet për t’u parë”, thotë raporti.

KE vlerëson krijimin e një rrjeti me 17 koordinatorë mes institucioneve për të luftuar korrupsioni. Raporti vëren se rekomandimet e lëna në raportin e kaluar janë plotësuar pjesërisht. “Përpjekjet dhe vullneti politik për të konsoliduar luftën kundër aseteve kriminale, përmes konfiskimit të tyre duhet të shtohen”, vlerëson KE.

Në këtë drejtim, raporti vë theksin se SPAK ka dhënë një kontribut të vyer, përmes konfiskimit të aseteve kriminale, apo të vendosura me korrupsion. Por, pavarësisht hetimeve, KE vëren se dënimet mbeten të kufizuara.

“Dënimet në rastet e përfshirjes në korrupsion të zyrtarëve të niveleve të larta mbeten të kufizuara, duke ushqyer ende një kulturë pandëshkueshmërie në nivelet e larta të shtetit”, thotë KE.

Mes rekomandimeve që jepen në këtë pjesë është forcimi i kapaciteteve në burime njerëzore e financiare për SPAK, si dhe vullneti politik për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet e larta./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore